Prof. Avni Berisha i lindur më 1983 (në Paris, Francë) nga fshati Buqe i Opojës (banues në Prishtinë), është Prodekan për çështje mësimore në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FShMN, Universiteti i Prishtinës.
Prof. Berisha përfundoj studimet BSc dhe MSc në Universitetin e Prishtinës dhe studimet e doktorratës në Université Pierre-et-Marie-Curie, UPMC (Paris, Francë), ku hulumtimet e tij i ka realizuar në École Supérieure de Physique et de Chimie Industrielles, ESPCI – institucion prestigjioz me numër të rendësishëm të Nobelistëve.
Prof. Berisha është kimist i njohur ndërkombtarisht (fusha e Kimisë Teorike, Kimisë së Materialeve dhe Elektrokimisë – Korrozionit) me një numër jashtëzakonisht të lartë të publikimeve shkencore, h-index = 26, numri citimeve = 1794, projekteve shkencore, pjesëmarrje konferencash shkencore ( > 235), udhëheqje të temave PhD, MSc e BSc, ligjerues i ftuar e hulumtues në Universitet Evropiane, bashkëpununëtor i një numri të madh të grupeve shkencore (> 20 shteteve të ndryshme në botë), fitues i çmimit “Shkenctari më i mirë i ri i Republikës së Kosovës – Viti 2012’’ ndarë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe fitues i çmimit “Shkenctari i Vitit 2015’’ në Republikën e Kosovës – ndarë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Me datën 26-09-2022 Prof. Berisha në moshën 39 vjeçare u avancua në titullin akademik: Prof. i rregullt (Prof. dr.) në Universitetin e Prishtinës, FShMN (Departamenti i Kimisë).