Arrestohet një person në Dragash pasi hapi lokalin e tij të hënën në mëngjes

AktualitetLajme nga Opoja5 vite më parë45 shikime

Dragash – Në mëngjesin e së hënës, në Dragash, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave ligjore në kohen e epidemisë” .

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas Osmanollajt, personi i arrestuar dyshohet se nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos hapje të lokaleve gjatë kohës së pandemisë.

“I dyshuari është nga fshati Brezne i Komunës së Dragashit. Është arrestuar sot në ora 07:30 të mëngjesit. Lokali i është mbyllur nga inspektorati, mirëpo me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt”, ka thënë Osmanollaj .

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së virusit korona, ku ndër të tjera ka marrë vendim për mbylljen e lokaleve, kafiterive dhe restoranteve. /BetimipërDrejtësi

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...