Apel për fermerët në parandalimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse të deleve dhe dhive

Bujqësi5 muaj më parë661 shikime

Komuna e Dragashit ka njoftuar fermerët e territorit të saj për marrjen e masave të menjëhershme pas konstatimit të përhapjes së sëmundjes ngjitëse “Murtaja e Kafshëve të Imta” (PPR – Peste des Petits Ruminants) në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo sëmundje prek kryesisht delet dhe dhitë dhe paraqet rrezik serioz për shëndetin e kafshëve, për shkak të përhapjes së shpejtë.

Për të parandaluar depërtimin dhe përhapjen e sëmundjes në territorin e Komunës së Dragashit, janë përcaktuar masat e mëposhtme urgjente:

  • Fermerët janë të obliguar të mos i lëvizin tufat e deleve dhe dhive në kullota afër territorit të Republikës së Shqipërisë, për aq kohë sa situata nuk është nën kontroll të plotë.

  • Nuk lejohet bashkimi i tufave të deleve nga Dragashi me tufat që vijnë nga Shqipëria apo nga ndonjë zonë e rrezikuar.

Në rast të çdo dyshimi klinik apo sjelljeje të pazakontë te kafshët, fermerët janë të lutur të raportojnë menjëherë pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për të marrë masa të menjëhershme parandaluese.

Kontakti për raportim:

  • Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë – Rajoni Prizren: +383 38 200 83 824

  • Zyrtar komunal për veterinarinë në Komunën e Dragashit: +383 44 970 588 / +383 44 622 211

Komuna e Dragashit u bën thirrje të gjithë fermerëve të respektojnë masat dhe të bashkëpunojnë për të mbrojtur tufat nga rreziku i përhapjes së sëmundjes infektive që tashmë ka prekur rajone përreth.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...