Infermieri i QKMF-së në Dragash Fitim Karimani në një postim në Facebook ka bërë Apel tek kryetari Bexhet Xheladini që të bëjë mbylljen e shkollave për shkak të përhapjes së madhe të virusit Covid-19.

Ai thotë se mbrenda tre ditë kemi mbi 2500 të infektuar e veçanërisht në komunën tonë kemi me dhjetëra raste të paraqitura në QKMF të komunës së Dragashit.

Ky është apeli që ka bërë Infermieri Fitim Karimani në Facebook:

APEL PËR MBYLLJE TË SHKOLLAVE
Duke e parë numrin e madhë ta rasteve të infektuar me covid të fëmijve e sidomos te grupmoshës 0-9 dhe 10- 19 ku vetëm gjatë këtyre 3 ditëve kemi mbi 2500 të infektuar, e ku në komumën tonë kemi mbi dhjetra raste , pa i përfshir edhe ata fëmij me grip sezonal , mendoj që situata është mjaft shqtësuese.
Unë si profesionist shëndetësor , dhe si përson përgjegjës për raportimin e rasteve në IKSHPK nga komuna e Dragashit , i bëj apel TASK FORCES KOMUNALE, kryetarit Bexhet Xheladini si dhe gjithë përsonve përgjegjës që të marin masa dhe procesin mësimor ta nderpresin për disa ditë dhe të kalojn në skenarët tjer te parapar nga mimistria e arsimit, sepse konsideroj se situata është mjaft shqetësuese.
Ta ruajm shëndetin e fëmijeve tanë sepse ata janë të pavaksinuar dhe të pa mbtojtur.