Një numer i madh i banoreve nga fshatrat e Opojës e më gjërë kishin ardhur për ta ndjekur nga afër aktivitetin e zhytjës nën akullin e liqenit të Breznës, aktivitet ky i organizuar nga Klubi i Zhytjes ”Prishtina” dhe Shoqata vullnetare Emergjente “HELP Citizens”.

Temperatura e jatshtme sillej nga 8-10 grad, ndërsa temperatura e ujit sipas zhytëseve varionte nga 2 deri në 6 grad afër shtresës së akullit, kjo zhytje është pjes e ushtrimeve vjetore të klubit të zhytjes dhe është zhytja e dyte pas asaj të 20 janarit që u realizua në Batllav.

Banoret që e shikuan nga afër këtë aktivitet ishin kureshtar për brendësin e liqenit e poashtu shprehën për humanitetin e këtij sporti.

Njeri nga zhytesit i cili është edhe inciator e organizator i zhytjes, Arbër Krasniqi na tregon për emocionin dhe kënaqësin që i ofroi kjo zhytje, pasi që ishte po ky liqen ku ai mësoi notin, Arbëri tha se në brendi kishin hasur në peshq dhe se temperatur e ujit varionte nga 2 deri në 6 grad, ai poshtu falenderoi të gjithë të pranishmit e poashtu edhe kompanin e cila hapi rreth dy kilometra rrugë vetëm për realizimin e këti organizimi.

TV Opoja ne ditët në vazhdim do të publikoj edhe komplet gjirimin gjat ditës së sotme.

©TVOPOJA