Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, ka pritur sot në takim zyrtarë të OSCE-së në Kosovë.
Në vizitë ishin: Ambasadori i OSCE-së në Kosovë, z. Michael Davenport,Aneta Samotyj- Drejtoreshë e Zyrës Rajone në Prizren, Albert Flores Herrera – Zyrtarë i Lartë i Demokratizimit dhe Bilall Sejrani-Dyra Rajonale në Prizren.
Pasi që ishte vizita e parë e kësaj strukture të OSCE-së në komunën tonë, ata uruan z. Xheladini për postin e Kryetarit duke i uruar punë të suksesëshme dhe thellim të bashkpunimit në mes të Komunës dhe OSCE-së,
Z. Davenport theksoj se do të bashkëpunojë në të gjitha fushat, duke inkurajuar kryetarin për funksionalizimin e zyrës për marrëdhënie me publikun,gjë që premton transparencë në qeverisje.
Kryetari Xheladini i falëmënderoi për vizitën dhe i njoftoi për punët e ekzekutivit, funksionimin e kuvendit,barazinë e gjuhëve,të drejtat e komunitetit jo shumicë, sistemin arsimor,barazinë gjinore, dhe dhunën në familje.Gjithashtu ai paraqiti synimet e kësaj udhëheqsie në mandatin 4 vjeqar,duke vlerësuar lartë kontributin e misionit të OSCE-se në komunën tonë.