Drejtoria për kulturë, rini e sport organizoi aktivitete të ndryshme për nder të Epopesë së UÇK-së, këto aktivitete filluan me akademin solemne që u mbajt ditën e djeshme në sallën e asambles komunale.

Kryetari i Komunës z. Shaban Shabani përkujtoi sakrificen e kontributin që dhan pjestaret e UÇK-së për lirin e vendit, gjithashtu përfaqësuesë nga familjarët e dëshmorëve e nga OVL përkujtuan këto data.

Sot u vendosen edhe kurora e lule pran shtatores së Adem Jasharit si dhe në varrezat e deshmorëve në Dragash e në fshatin Buqe për të vazhduar me finalen e turneut të futbollit me institucione, një ndeshje që dhuroi spektakel e emocion, në fund fituese doli skuadra e arsimtareve kunder shkollës Sezai Surroi.

©TVOPOJA