Akademia Solemne dhe homazhet për nder të 17 Shkurtit në Dragash

Lajme nga Opoja9 muaj më parë209 shikime

Në një atmosferë festive dhe plot emocion, aktivitetet për nder të 17 Shkurtit vazhduan me Akademinë Solemne në Kuvendin Komunal të Dragashit. Gjatë kësaj seance solemne, kryesuesja e Kuvendit, dhe kryetari i Komunës, mbajtën fjalime të veçanta për të nderuar këtë ditë historike për popullin shqiptar.

Kryesuesja e Kuvendit, theksoi rëndësinë e madhe të shpalljes së pavarësisë dhe përkujtoi sakrificat e jashtëzakonshme të bëra nga shumë breza. Ajo shprehu angazhimin për të ndjekur rrugën e trasuar me krenari dhe për të ruajtur me fanatizëm vlerat e lirisë dhe demokracisë.

“Jemi mbledhur për të shënuar përvjetorin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Shtatëmbëdhjetë vite më parë, më 17 shkurt 2008, përpjekjet shekullore dhe sakrificat e shumë brezave që u angazhuan për të ardhmen e këtij vendi u kurorëzuan me shpalljen e Kosovës si republikë të pavarur dhe demokratike.”

Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, lavdëroi punën dhe sakrificat e të rënëve për liri dhe kujtoi madhështinë e kësaj dite për popullin shqiptar. Ai përmendi kontributin e rëndësishëm të presidentit Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari në udhëheqjen e Kosovës drejt pavarësisë.

“Një falënderim i veçantë i shkon presidentit Rugova, arkitektit të pavarësisë, i cili me një vizion të qartë dhe angazhim të palodhur udhëhoqi Kosovën drejt lirisë duke ruajtur vlerat e paqes, demokracisë dhe unitetit kombëtar. Një tjetër personalitet i paharruar i historisë sonë është komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, të cilët sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Kosovës.”

Në këtë akademi solemne, edhe nenkryetari nga komunitetet z. Fejsal Halilovic poashtu edhe përfaqësuesë të familjarëve të Dëshmorëve dhe të OVL-së përkujtuan këtë ditë të madhe dhe shprehën mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Pas përfundimit të Akademisë, u mbajtën homazhe në Shtatoren e Adem Jasharit, në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buqe, ku u vendosën kurora me lule në shenjë respekti dhe nderimi për heronjtë që dhanë jetën për lirinë e vendit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...