Ajas Myrtezani emërohet UD Drejtor në SHFMU “Sezai Surroi”

Arsim6 muaj më parë443 shikime

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, emëroi sot profesorin Ajas Myrtezani ushtrues detyre të drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Sezai Surroi” në Bellobrad. Ky emërim do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave të rregullta të konkursit.

Profesor Ajas Myrtezani, me një përvojë 16-vjeçare në mësimdhënie në lëndën e Edukatës Fizike, njihet për kontributin e tij të vazhdueshëm në edukimin e brezave dhe për angazhimin e palodhshëm në jetën shkollore.

Kryetari Xheladini e uroi profesorin Myrtezani për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese dhe përkushtim maksimal në drejtimin e shkollës. Po ashtu, ai shprehu mirënjohje të veçantë për drejtorin e deritashëm, z. Fadil Bahtijari, i cili doli në pension pas një kontributi të gjatë dhe të çmuar në arsim, duke i uruar atij shëndet dhe qetësi familjare.

Mbështetjen e tyre për drejtuesin e ri e dhanë edhe drejtori i Arsimit, z. Zeni Krasniqi, ish-drejtori Fadil Bahtijari dhe kolegët nga stafi i shkollës, të cilët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në të mirë të shkollës dhe nxënësve.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...