Sot dita në komunën e Dragashit filloi me akademinë solemne kushtuar ditës së pavarësisë, në sallën e kuvendit komunal ishin të pranishëm stafi komunal, mysafirë specialë dhe qytetarë të rastit.

Me një fjalë rasti, kryetari i komunës dhe kryesuesja e kuvendit uruan ditën e pavarësisë e njëherit kujtuan dhe vlerësuan lartë sakrificën e dëshmorëve dhe të rënëve për liri, urime për të pranishmit dhe qytetarët pati edhe nga nënkryetari për komunitete dhe përfaqësuesit nga OVL e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve.

Pas akademisë, të gjithë të pranishmit vazhduan me homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Dragash dhe më pas te varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buqe.

Ndërsa dje përfunduan aktivitetet sportive të organizuara për nder të festës së Pavarësisë, për më shumë se një javë u zhvilluan ndeshje të ndryshme në futboll të vogël dhe volejboll, për t’u zhvilluar dje tre finale, një në volejboll për femra nga nxënëset e shkollës Ruzhdi Berisha dhe dy finale në futboll të vogël nga nxënësit dhe mësuesit e shkollave fillore të komunës sonë.

Këto aktivitete janë pritur me padurim nga nxënësit dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë.

©TVOPOJA