Ju njoftojmë se më 24 korrik 2024, do të mbahet Ekspozita e Qenit Ilir të Sharrit në oborrin e shkollës fillore “28 Nëntori” në Bresanë. Ky është një event i veçantë që synon të promovojë dhe të ruaj trashëgiminë e pasur të kësaj race autoktone të Sharrit.

Detajet e Eventit:
Data: 24 korrik 2024
Ora: 17:00 – 19:00
Vendi: Oborri i shkollës fillore “28 Nëntori” në Bresanë
Organizatori: Komuna e Dragashit dhe Shoqata Qeni Ilir i Sharrit

Aktivitetet e Parashikuara:
17:00-17:20: Regjistrimi i pjesëmarrësve,
17:20-18:20: Fillimi i ekspozitës dhe prezantimi i qenve autokton të Sharrit,
18:20-18:40: Vlerësimi nga juria,
18:40: Shpallja e fituesve dhe ndarja e çmimeve.

Aktivitetet përfshijnë edhe:
Këshilla për Kujdesin: Sesione informuese nga veterinerë dhe trajnerë profesionistë mbi kujdesin dhe trajnimin e kësaj race.
Stenda Informative: Informacion mbi historinë, karakteristikat dhe rëndësinë e Qenit të Sharrit.
Shpërblime dhe Çmime: Çmime për qenin më të mirë, vendin e dytë dhe tretë.

Pjesëmarrja dhe Regjistrimi:

Të gjithë pronarët-kultivuesit e qenit autokton të Sharrit nga treva jonë e komunës së Dragashit janë të ftuar të marrin pjesë, të veshur me rroba kombëtare e që i plotësojnë këto kushte:

  1. Qeni duhet të ketë pasaportën, qipin
  2. Dëshmi të vaksinimit

Obligative: Pjesëmarrësit të janë nga komuna jonë, ti kenë me vete dokumenetacionin e vaksinimit të qenit dhe të janë të veshur me veshje kombëtare të trevës sonë, nga dy regjionet

Për të marrë pjesë, ju lutemi të regjistroheni paraprakisht deri me dt.23.07.2024, tek personi përgjegjës i shoqatës Sherafidin Osmani, Tel: 044/604-522.

Informacione të tjera:

Për më shumë informacione rreth eventit, ju lutemi të kontaktoni organizatorin.

Ju mirëpresim të gjithëve për të ndarë këtë ditë të veçantë me ne dhe për të festuar së bashku bukurinë dhe madhështinë e trashëgimisë sonë të Qenit Ilir të Sharrit!

 

Me respekt,
Shoqata e Qenit Ilir të Sharrit
Sherafidin Osmani, kryetar i shoqatës