Mirsat Mehmeti nga treva e Opojës nihet për punimet e ndryshme të veglave muzikore nga druri transmeton televizioni Opoja.
Pasi që Çiftelia ishte pasion i vetëm për Mirsatin, ka një domethënie të veçantë kjo vegël muzikore Shqipëtare?
Ai tregoi për redaksinë e televizionit Opoja së për herë të par kishte filluar të luante me të qysh në vitet e nëntëdhjetave.
Në atë kohë ku patriotizmi ishte në një grad të lartë kombëtare Mirsati kishte filluar të përpunojë Çiftelin e parë në vitin 1997.
Qysh nga ky vitë ai thotë se dëshira për të bërë edhe disa të tjera nuk kishte fund e ku në vitet të fundit ishin popullarizuar edhe më shumë punimet nga Mirsati përcjellë televizioni Opoja.
Çiftelia është një vegël muzikore kordofone me dy tela që luhet me pendë, ndryshe i njohur si karadyzen dhe tamërr. Luhet nga malësorët e Pukës, Mirditës, Lumës, Malësisë së Gjakovës, Kosovës dhe Malit të Zi Jugor.
Ajo përdoret për të shoqëruar rapsodi apo balada, të njohura si këngë me çifteli, kënduar nga rapsodë si Dervish Shaqa. Tanimë përdoret shpesh ndër dasma a koncerte shqiptare.
Mirsati nuk u ndal vetëm me Çiftelin duke luajtur por vazhdoj të gjurmoj edhe më shumë në këtë drejtim.
Së fundmi ai kishte përfunduar edhe një tjetër vegël muzikore e cila është më formë më e madhe se Çiftelia dhe ka më shumë tela.
Pra fjala është për “Sharkin” e cila është vegël muzikore popullore zakonisht me pesë tela (2+1+2). Ka kasën të punuar nga një copë e vetme druri dhe bishtin e gjatë me 14 perde. Përdoren edhe tipa të tjerë sharkie, deri me 12 tela dhe 22 perde.
Tingujt e sharkisë janë të thellë dhe kumbues. Me sharkinë shoqërohen në mënyrë heterofonike një pjesë e mirë e këngëve lirike dhe epike, të kënduara nga burrat, si dhe valle të ndryshme popullore. Shquhet si një ndër veglat më komplekse, përdoret e vetme ose në formacionet orkestrale si vegël kryesore.
Loja përqëndrohet kryesisht mbi telin e parë, dy të tjerët mbajnë iso. Në hyrjet dhe fundet e frazave përfshihet edhe teli i tretë, duke i dhënë tonin nënbazal. Kjo krijon një nga efektet kadenciale më karakteristike të kësaj vegle. Sharkia bashkohet me vegla të tjera zakonisht me çiftelinë, fyellin, dajren dhe qemanën (violinë). Sharkia 12 telëshe është përdorur në formacione instrumentale më të gjëra si vegël udhëheqëse.
Sharkia është e përhapur në Tropojë, Kukës, Dibër, ndërsa treva kryesore e saj është Gjakova me rrethet. Gjendet edhe në zonat e Komunës së Pejës, Drenicës, Prishtinës, Prizrenit, në Podrime si dhe në zonat e Hasit, Shkodres, etj…