
TV OPOJA sjell ekskluzivisht listën e ansambleve që do të marrin pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Ballkanik të Folklorit të Vallëve “Opoja Vallëzon”, i cili do të mbahet më 24, 25 dhe 26 korrik në Bresanë të Dragashit nga ora 19:00.
Edicioni i sivjetmë, njëherësh i katërti me karakter ballkanik, pritet të jetë më i madhi deri më tani, duke mbledhur në një skenë artistë dhe ansamble folklorike nga Ballkani, Evropa dhe më gjerë.
Sipas informacioneve të siguruara nga TV OPOJA, në festival do të performojnë:
Për tri net me radhë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një spektakël të pasur me valle tradicionale, këngë autentike dhe kostume karakteristike, të cilat do të prezantojnë trashëgiminë kulturore të vendeve pjesëmarrëse.
Por festivali nuk do të jetë vetëm një festë e folklorit. TV OPOJA mëson se atmosfera e secilës mbrëmje do të pasurohet edhe me performanca nga këngëtarë të njohur të estradës shqiptare. Ndërkohë, në natën finale, skena e Bresanës do të mirëpresë një nga emrat më të dashur të muzikës popullore shqiptare, Violetë Kukaj, e cila pritet të jetë një nga kulmet artistike të këtij edicioni.
Me pjesëmarrjen e ansambleve nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Polonia, Qiproja e Veriut, Arbëreshët e Italisë, si dhe me mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, festivali konfirmon edhe një herë përmasën e tij ndërkombëtare dhe rolin e rëndësishëm në promovimin e dialogut kulturor dhe ruajtjen e trashëgimisë folklorike.
TV OPOJA do ta transmetojë drejtpërdrejt të gjithë festivalin gjatë tri netëve, duke sjellë për shikuesit çdo performancë, emocion dhe moment të kësaj ngjarjeje të madhe kulturore nga Bresana.
© TV OPOJA