Koalicioni në Dragash, Kurti: Brenda PDK-së ka heterogjenitet më të madh se që mendohet

Lajme nga OpojaAktualeAktualitet1 muaj më parë1.2K shikime

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Koalicionin Vakat dhe Nedzmidin Sejdilar, kanë arritur marrëveshje në Dragash për ta përkrahur kandidatin Shaban Shabani (PDK), në balotazhin për kryetar të Komunës së Dragashit.

Ani pse në qendër LVV dhe PDK ia kanë dhënë ‘vizën e kuqe’ njëra-tjetrës, në Dragash një vizë e tillë nuk është vënë nga asnjëra palë.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se brenda PDK-së ka heterogjenitet më të madh se që mendohet dhe për këtë [shkak] kanë arritur deri tek marrëveshja.

Kurti tha se në Dragash kanë qenë të interesuar për të bërë një ndryshim.“Për brenda PDK ka një hetrogjenitet më të madh se që mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna njëra prej tyre ëshët Dragashi dhe në atje kemi bërë një dakordim sepse jemi të interesuar për një ndryshim”- tha Kurti.

Balotazhi do të mbahet me 9 nëntor.

Zyrtarizohet koalicioni PDK–VV–VAKAT–Sejdilar për balotazhin në Dragash

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...