Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z.Endrit Shala, sot vizitoi fabrikën e përpunimit të mishit “Meka”, raporton TV Opoja. Ministri u prit nga drejtori i kësaj kompanie, z.Burim Piraj, me të cilin diskutuan për mbështetjen e prodhimeve vendore.

z.Shala bën thirrje që edhe prodhuesit e tjerë vendor të ndjekin shembullin e kësaj kompanie po ashtu ndanë mirënjohje për këtë kompani për shkak të ndikimit në rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

“Sot me kënaqësi kam vizituar një kompani e cila merret prodhimin e produkteve të mishit. Kompani e cila i mbushë të gjitha standardet e Bashkimit Evropian në lëmin në të cilën prodhon. Arsye e vizitës është që pronarit të kompanisë të ja transmetoj vullnetin tim si ministër, por edhe të qeverisë së Kosovës dhe fokusin tonë për ndihmë për kompanitë të cilët me rritjen e prodhimit të tyre ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

Kjo kompani në të njëjtën kohë trajton punëtorët në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe jep rrogën e 13-14 për punëtorët e kësaj kompanie dhe kjo duhet të jetë shembull për të gjithë prodhuesit tjerë vendor që përpos marrëdhënieve me ne të njëjtën qasje ta kenë edhe me punëtorët”, ka thënë Shala.

Drejtori i kompanisë “Meka”, z.Burim Piraj, faleminderon ministrin për vizitën, njëherit falendëron për hapat e marra në vëndosjen e flamujve pranë produkteve poashtu edhe takses e cila ka ndikuar pozitivisht tek prodhuesit vendor.

©TVOPOJA