Zyra Kombëtare e Auditimit, ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Dragashit për vitin 2021, raporton TV Opoja.
Në këtë raport janë audituar pasqyrat vjetore të Komunës së Dragashit, të cilat
përmbajnë pasqyrën e pranimeve dhe pagesave në para të gatshme, raportin e ekzekutimit të
buxhetit si dhe shënimet shpjeguese për pasqyrat financiare, përfshirë përmbledhjen e politikave
të rëndësishme të kontabilitetit dhe raportet tjera², për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2021.
”Sipas opinionit tonë, Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Dragashit, prezantojnë një
pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet
Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të
gatshme.”, thuhet në raport, transmeton TV Opoja.
Baza për konkluzion
Gjatë angazhimit tonë kemi gjetur se Komuna nuk ka vepruar në pajtueshmëri me autoritetet si:
A1 Komuna kishte paguar me vonesë 6 pagesa në vlerë 132,772€ pas afatit të lejuar prej 30
ditësh.
Më gjerësisht shih nënkapitullin 2.1 Çështjet që ndikojnë në konkluzionin e pajtueshmërisë
Auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të
Auditimit (SNISA). Sipas këtyre standardeve, përgjegjësitë tona janë përshkruar më poshtë tek
pjesa ‘Përgjegjësitë e Auditorit për Auditimin e Pasqyrave Financiare’. Në përputhje me ONISA-P10, SNISA 130, Kodin e Etikës së ZKA-së, si dhe kërkesat e tjera relevante për auditimin e PFVve të organizatave buxhetore, ZKA-ja është e pavarur nga subjekti i auditimit. Besojmë se
dëshmitë e auditimit që kemi marrë janë të mjaftueshme dhe të duhura për sigurimin e bazës për konkluzion.
Gjetjet dhe rekomandimet
Gjatë auditimit, kemi vërejtur fusha për përmirësim të mundshëm, përfshirë kontrollin e
brendshëm, të cilat janë paraqitur më poshtë për shqyrtimin tuaj në formë të gjetjeve dhe
rekomandimeve.
Këto gjetje dhe rekomandime kanë të bëjnë me vonesat në pagesa, parregullsi në dhënien me
qira të pronave komunale pagesave, shmangie të procedurave të hapura të prokurimit, angazhimi i kontratave të shërbimeve të veçanta pa kryer procedurat adekuate ligjore, mangësi në evidentimin e pasurisë, menaxhim jo efikas i llogarive të evidentimin e pasurisë si dhe menaxhim jo efikas i llogarive të arkëtueshme.
Ne do t’i përcjellim (shqyrtojmë) këto rekomandime gjatë auditimit të vitit të ardhshëm.
Ky raport ka rezultuar me gjashtë rekomandime, prej tyre dy rekomandime të reja dhe një
pjesërisht i zbatuar dhe tri të përsëritura.
Derisa për statusin e rekomandimeve të vitit paraprak dhe nivelin e zbatimit të tyre, shih kapitullin
4.
Gjetjet kryesore nga raporti i auditimit për vitin 2021 janë:
Vonesa në pagesa, Parregullsi në dhënien me qira të pronave komunale, Angazhimi për shërbime të veçanta pa kryer procedurat adekuate ligjore, Shmangie e procedurave të hapura të prokurimit, Mangësi në evidentimin e pasurisë, dhe Menaxhim jo efikas i llogarive të arkëtueshme.
Çështjet që ndikojnë në konkluzionin e pajtueshmërisë
Çështja A1 – Vonesa në pagesa
Gjetja – Sipas nenit 39.1 të Ligjit nr. 03 /L-048 për Menaxhimin e Financave Publike
dhe Përgjegjësitë, kërkohet që secila faturë e vlefshme dhe kërkesë për
pagesë të mallrave dhe shërbimeve të paguhen brenda 30 ditëve
kalendarike pas marrjes së faturës.
Gjatë testimit, ne kemi vërejtur në 6 fatura në vlerë prej 132,772€, që faturat
nuk ishin paguar brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Vonesat ishin deri në 3
muaj. Madje dy fatura në vlerë 6,138 € nuk ishin raportuar si detyrime të
papaguara në MF, njëra në muajin korrik ndërsa tjetra në gusht.
Mos pagesa e faturave brenda afatit të paraparë ligjor ishte për shkak të
mos sigurimit të fondeve buxhetore për pagimin e shpenzimeve me kohë.
Çështja C1 – Parregullsi në dhënien me qira të pronave komunale
Gjetja Sipas nenit 1 pika 1 të Ligjit nr.06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme Komunale, cek “Ky ligj ka për qëllim të siguroj shfrytëzimin efektiv të pronës së paluajtshme të komunës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rritjen e vlerës së pronës së paluajtshme të komunës dhe përmbushjes së interesit të përgjithshëm kurse neni 8 pika 1 ”Dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme të komunës bëhet përmes procedurave të 1.1 ankandit publik; 1.2 shprehjes së interesit; dhe 1.3 negociatave të kryetarit të komunës”.
Për këtë qëllim, Komuna ishte duke vepruar conform vendimit të kuvendit komunal, ku ka njoftuar me shkresa borxhlinjt me datën 23.03.2022 të cilët janë njoftuar për pagesën e borxhit në të kundërten lëndët e tyre do të dërgohen në gjykatë.
Sipas Komunës, kanë mbajtur kontakte me një numër të madhe të partnerëve dhe ju ishte sqaruar vendimi dhe masat ndëshkimore të cilat mund të pasojnë. Problem të veçant po paraqesin personat të cilët nuk janë në Kosovë dhe se disa nga shkresat janë kthyer mbrapa. Për këtë kategori sipas Komunës, do të marrin një vendim të veçantë në kuvend pasi të shfrytëzohen të gjitha mjetet e komunikimit.
Çështja A2 – Angazhimi për shërbime të veçanta pa kryer procedurat adekuate ligjore
Gjetja – Neni 84 i Ligjit për Zyrtarët Publik nr. 06/L-114 thekson se – Marrëveshjet për shërbime të veçanta, lidhen sipas legjislacionit përkatës të prokurimit publik. Sipas paragrafit 4 të ndryshim plotësimit të rregullave të KRPP-së për prokurim të shërbimeve të veçanta (konsulent / kontraktorët individual) këto rregulla aplikohen vetëm për prokurimin e shërbimeve të veçanta të
cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit.
Komuna gjatë vitit 2021 kishte angazhuar 28 zyrtarë për shërbime të veçanta. Ne analizuam dy rastet të angazhimeve të cilat ishin pas hyrjes në fuqi të ligjit për zyrtarët publik, dhe kemi vërejtur se ato ishin nënshkruar pa udhëhequr ndonjë procedurë të prokurimit siç kërkohet me ligjin për zyrtarët publik.
Sipas menaxhmentit kjo ishte pasojë e mungesës së pozitave të aprovuara në planifikimin e buxhetit.
Çështja B1 – Shmangie e procedurave të hapura të prokurimit
Gjetja – Pika 54.1 i Udhëzuesit Operativ të Prokurimit Publik përcakton që “Autoriteti kontraktues mund ta përdor procedurën me vlerë minimale për çdo kontratë publike vlera e përllogaritur e të cilës është më pak se 1,000€. Me dhënien e porosive për blerje në lidhje me prokurimin me vlerë minimale, Autoriteti kontraktues do të sigurojë një konkurrim efektiv, transparencë dhe
efektivitet të lartë të përdorimit të fondeve publike.
Kontratat me vlera minimale që zhvillohen në Institucionet arsimore, person i autorizuar të nënshkruaj një kontratë është Drejtori i Institucionit Arsimor” dhe 54.2 “Në llogaritjen e vlerës së kontratës për përdorimin e procedurës së vlerës minimale, autoriteti kontraktues do t`i marrë parasysh vetëm një grup të mallrave, shërbimeve apo punëve të ngjashme, të cilat zakonisht prokurohen së bashku dhe të cilat nuk duhet të ndahen me qëllim të
përdorimit të një procedure të tillë”.
Nga raporti i kontratave të nënshkruara për vitin 2021, komuna ngjashëm si në vitin e kaluar kishte nënshkruar 38 kontrata përmes procedurës me vlerë minimale me vlerë 31,688€. Gjatë auditimit kemi vërejtur që kishte kontrata për furnizime dhe shërbime të natyrës së njëjtë duke anashkaluar procedurat e hapura të tenderimit.
Vlen të theksohet që komuna kishte reduktuar numrin e këtyre kontratave nga 71 në 38, krahasuar me vitin e kaluar. Shkaqet e realizimit të procedurave të ndara të prokurimit është mungesë e komunikimit të njësive kërkuese dhe prokurimit gjatë përgatitjes së planit për prokurim.
Çështja B2 – Mangësi në evidentimin e pasurisë
Gjetja Sipas nenit 6 paragrafi 3 i rregullores 02/2013 për menaxhimin e pasurive jo financiare në organizatat buxhetore përcakton që pasuria kapitale duhet të regjistrohet në SIMFK ndërsa pasuria jo kapitale dhe stoqet duhet të regjistrohen në sistemin “e-pasuria”. Po ashtu sipas nenit 22 paragrafi 1,2,3 të rreg. 02/2013 – për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore, zhvlerësimi i pasurive bëhet sipas metodës drejtëvizore.
Pasuritë duhet të vlerësohen duke marrë parasysh zhvlerësimin që është grumbulluar nga momenti i blerjes së pasurisë. Zhvlerësimi llogaritet në baza mujore, pasuria nuk zhvlerësohet për muajin e blerjes dhe të gjitha pasuritë jo financiare kapitale dhe jo kapitale do t’i nënshtrohen normave të zhvlerësimit.
Në regjestrin e pasurive mbi 1,000€ kemi vërejtur që pesë pagesa në vlerë 106,244€ nuk ishin të regjistruara në regjsitrin e pasurive në SIMFK si në vijim:
- Pagasa në vlerë 42,000€ hapja dhe asfaltimi i rrugës Kukajan – Vidikovac;
- Pagasa në vlerë 31,962,96€ për rregullimin e qendrës në rrugët qarshia e Brodit, Predelukje dhe mahalla e poshtme në Brod;
- Pagasa në vlerë 17,940€ ndërtimi i amfiteatrit dhe objektit përcjellës fshatin Bellobrad;
- Pagasa në vlerë 10,690.80€ për hapjen rrugëve për bjeshkë si dhe rregullimi i rrugës Kosav -Xerxe; dh
- Pagasa në vlerë 3,649.81€ për kubëzimin e rrugëve dhe ndërtimi i kanalizimit në fshin Vraniq.
Po ashtu, gjatë testimit të pasurive nën 1,000€, të prezentuara në PFV për vitin 2021 kemi vërejtur që komuna kishte prezentuar vlerën 647,487€, me një rritje krahasuar me vitin e kaluar për 384,747€. Kjo vlerë e prezentuar në PFV është vetëm si vlerë totale e cila nuk është e shpalosur në analitike apo detaje te anekset në PFV. Bazuar në këtë, nuk ishte e mundur të identifikohej se cilat pasuri ishin regjistruar si dhe a është përllogaritur zhvlerësimi i tërë pasurisë.
Sipas zyrtarëve të komunës pasuria është regjistruar në kopje fizike, pasi që sistemi i e-pasurisë nuk ishte funksional.
Çështja B3 – Menaxhim jo efikas i llogarive të arkëtueshme
Gjetja – Sipas nenin 26 të Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme 06-L 005, Komuna, Ministria e Financave dhe organet kompetente përmbaruese kanë autoritetin dhe kompetencat për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara që kalojnë shumën e dhjetë (10) Eurove dhe neni 27 Nëse një tatimpagues apo debitor nuk ka paguar plotësisht tatimin dhe gjobën nëse ka të këtillë, ose detyrimet tatimore të papaguara, në përputhje me afatet e përcaktuara, komuna nxjerr njoftimin përfundimtar me shkrim brenda dhjetë (10) ditëve pune pas ditës së fundit për pagesë, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara, jo më vonë se dhjetë (10) ditë
kalendarike pas ditës që njoftimi përfundimtar konsiderohet të jetë pranuar nga debitori.
Komuna në PFV e vitit 2021 ka shpalosur llogari të arketueshme (LLA) në vlerë prej 2,238,922€. Kjo vlerë përbëhet nga tatimi në pronë dhe tokë, taksa komunale në biznese dhe shfrytëzimi i pronës komunale. Komuna nuk ka një plan për inkasimin e llogarive të arkëtueshme nga debitorët e
saj. Si pasojë, të arkëtueshmet vazhdimisht po rriten duke shkaktuar vështirësi në inkasimin e tyre. Në vitin 2021 kemi një rritje prej 209,703€ apo 10% krahasuar me vitin paraprak (2,029,219€). Në këtë rritje ndikimi më i madh ishte nga tatimi në tokë.
Lidhur me këtë, Komuna me datën 23.03.2022 kishte shpërndarë shkresat si njoftim i fundit para se te derëzohet lënda në gjykatë dhe tek përmbaruesi.
Informacion i përmbledhur për planifikimin dhe realizimin e buxhetit
Ne kemi marrë parasysh burimet e fondeve buxhetore, shpenzimin e fondeve dhe të ardhurave të
mbledhura nga kategoritë ekonomike. Kjo është theksuar në tabelat e mëposhtme:
Shpjegimet për ndryshimet në kategoritë e buxhetit janë dhënë më poshtë:
• Buxheti final i Pagave dhe Mëditjeve në raport me atë fillestar ishte zvogëluar për 202,183€.
Fillimisht ishte rritur me rishikim për vlerën 128,291€, pastaj me vendime të qeverisë ishte
zvogëluar për 330,474€. Shpenzimi ishte 100% e buxhetit në këtë kategori;
• Te kategoria e mallrave dhe shërbimeve buxheti final ishte rritur në raport me atë fillestar për
vlerën 148,314€. Me rishikim të buxhetit ishte rritur 78,795€, pastaj nga të hyrat e bartura nga viti i
kaluar 50,000€ si dhe nga donacionet 19,519€. Në këtë kategori, shpenzimi ishte 82%;
• Buxheti i kategorisë së shërbimeve komunale nuk kishte ndryshime buxhetore. Shpenzimi ishte
91% e buxhetit;
• Buxheti përfundimtar i subvencioneve dhe transfereve, në raport me buxhetin fillestar ishte rritur
për vlerën 30,088€ nga të hyrat e vitit të kaluar. Në këtë kategori shpenzimi ishte 70%; dhe
• Rritja në buxhetin e investimeve kapitale në raport me atë fillestar ishte për vlerën 446,715€.
Fillimisht isht rritur me rishikimi buxhetor për vlerën 654,628€ ndërsa ishte zvogëluar me vendime
të qeverisë për vlerën 207,913€. Shpenzimet në këtë kategori ishin 66% e buxhetit.
Progresi në zbatimin e rekomandimeve
Raporti i auditimit për PFV-të të vitit 2020 ka rezultuar në 7 rekomandime kryesore. Komuna kishte përgatitur një Plan Veprimi ku paraqitet mënyra se si do t’i zbatoj rekomandimet e dhëna.
Deri në fund të auditimit tonë për vitin 2021, 3 rekomandime janë zbatuar; 3 nuk kishte filluar zbatimi si dhe një ishte pjesërisht i zbatuar, siç është paraqitur në Grafikun 2, më poshtë. Për një përshkrim më të plotë të rekomandimeve dhe mënyrën se si janë trajtuar ato, shihni në Tabelën 4
(ose Tabelën e rekomandimeve).
Auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA). Sipas këtyre standardeve, përgjegjësitë tona janë përshkruar më poshtë tek
pjesa e raportit ‘Përgjegjësitë e Auditorit për Auditimin e Pasqyrave Financiare’. Në përputhje me
ONISA-P-10, SNISA 130, Kodin e Etikës së ZKA-së, si dhe kërkesat tjera relevante për auditimin
e PFV-ve të organizatave buxhetore, ZKA është e pavarur nga subjekti i auditimit. Besojmë se
dëshmitë e auditimit që kemi marrë janë të mjaftueshme dhe të duhura për sigurimin e bazës për opinion./Opoja.tv