64 praktikantë nga Dragashi dhe Suhareka përfundojnë praktikën në Gjykatën Themelore

Lajme nga OpojaAktualitet5 vite më parë179 shikime

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, me degët Suharekë dhe Dragash, kanë përfunduar praktikën njëvjeçare gjashtëdhjetë e katër ( 64) praktikantë të cilët kanë kryer punë vullnetare në Gjykatë njofton televizioni Opoja.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, z. Ymer Hoxha së bashku me zëvendëskryetarin z.Artan Sejrani kanë pritur sot në takimin falënderues praktikantët e Gjykatave, të cilët përfunduan praktikën njëvjeçare.

Kryetari i ka falënderuar për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar gjatë një viti.

”Ne jemi të kënaqur me angazhimin e juaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohurit dhe eksperiencat e fituara gjatë një viti do t’iu ndihmojnë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në fushën e drejtësisë”.

Të gjithë kandidatët u pajisen me certifikata nga Gjykata Themelore e Prizrenit transmeton televizioni Opoja.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...