Sot me datë 15.03.2019 në ambientet e shkollës “Sezai Surroi” u manifestua dalja në pension e mësuesit Muhamed Kryeziu nga fshati Kapre, nxënësit kishin përgaditur surpriza me valle e kengë për mesuesin që pëgadit cdo koerografi për festat shkollore e kombetare.

Muhamend Kryeziu i lindur me 15.03.1954 në fshatin Kapre, arsimtar i cikit të ulet nga klasa e parë deri në të pestën, shërbeu në shkollën “Sezai Surroi” mbi 42 vite me vullnet të madh.

Gjat këtyre 42 viteve punë përveq mësimdhënjës është marr edhe me aktivitete të lira në kuadër të shkollës, ka realizuar koerografi të valleve që u shfaqëshin në programet e ndryshme në shkollë, si për ditë të shkollës ashtu edhe për kremtimin e festave të ndryshme.

Me rastin e pensionimit të mesuesit Muhamed Kryeziu, kolektivi i shkollës e falendëron për kontributin e dhënë në arsim, njëherit i deshiron shëndet e jetë të gjatë!

©TVOPOJA