Me rastin e festës së 28 Nëntorit  kur tanime vetem se ka filluar të ndjehet aroma e kësaj feste, mbar shqiptarët në tërë hapesirat kudo që janë kanë filluar përgaditjet dhe festimet, kështu ka vepruar edhe Mr.Enes ef.Limani, imam në Xhamin e Dëshmorëve – Martirëve në qytetin e Prizrenit.

Nxënësit e mektebit në ketë xhami janë veshur me ngjyrat e flamurit dhe kanë mësuar në mënyre të detajuar nga hoxha i tyre për historikun e kësaj feste kaq të rëndesishme për mbar kombin shqiptarë.

Një organizim i till duhet të jetë model edhe për imamet e tjere ndërsa hoxha një bashkpuntore i yni për mediumin tonë thot se natyra e këtyre aktiviteteve nuk do të pushoj derisa ai të ket fryme në këtë dynja.

Nxënësit e xhamive do të jenë nga më të mirët e shoqërise ata do të jenë shembull për të tjeret në  Besimin ndaj Allahut.xh.sh dhe mbrojtes të veqante në atdhedashuri  duke i sherbyer atdheut të tyre si është më së miri në të gjitha digasteret e ndryshem, tregoi imami Enes Limani për televizionin tonë.

Fotografite e shkrepura janë ide të nxënësve dhe e imamit në fjale ata kanë një parulle të tyren: Ne duam që edhe tjeret ti ngrejme aty ku jemi ne, ne jemi dhe do të jemi shembull në të gjitha sferat, ne kemi Allahu.xh.sh mbrojtes dhe ndihmes tonin.

Urime 28 nentori Allahu.xh.sh e befte shqiperine natyrale dhe i bëfte shqipetarët prej atyre me të cilet është i kenaqur Allahu.xh.sh, ishte urime përfubdimtare i hoxhës në emër të vetin personal dhe të xhematit gjithandej Kosovës.

©TVOPOJA