Të dashur shikues dhe mirëdashës,
Nesër është një ditë e veçantë për ne, pasi festojmë 10 vjet të transmetimit, informimit dhe argëtimit me ju. Me zemrat plot mirënjohje, duam të shprehim falënderimet tona të thella për të gjithë ju që keni qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm.
Për një dekadë të plotë, keni qenë me ne në çdo hap të rrugës, duke ndarë me ne çdo lajm, histori dhe moment të paharrueshëm. Falë mbështetjes tuaj të palodhur, kemi arritur të bëjmë ndryshimin në komunitetin tonë dhe të sjellim në ekran programet që ju doni dhe meritoni.
Nga fillimet e përvujtura e deri te suksesi i sotëm, çdo emision dhe çdo lajm që kemi ndarë me ju ka qenë i mbushur me përkushtim dhe dashuri për punën që bëjmë. Jemi të nderuar dhe të lumtur që ju kemi pasur krah nesh, duke na ndihmuar të rritemi dhe të zhvillohemi.
Në këtë rrugëtim të përbashkët, çdo sekondë ka qenë një përjetim. Me mbi 2500 orë xhirime, kemi realizuar më shumë se 560 kronika dhe emisione, si dhe rreth 150 transmetime live për të mbuluar çdo aktivitet në komunën tonë. Kemi qenë bashkë në festa e gëzime, por edhe në ditë të vështira e hidhërime.
Me më shumë se 3200 artikuj të publikuar dhe mbi 30 mijë fotografi, gjithmonë duke u munduar të jemi në mbështetje të bizneseve dhe pjesëmarrës në organizime. Kemi qenë përkrahës të kauzave dhe dëshmitarë krenarë të sukseseve të shumta. Çdo sekondë i xhiruar për ne ka qenë një përjetim.
TV OPOJA është shumë më tepër se një medium televiziv. Jemi një pjesë integrale e komunitetit, gjithmonë të pranishëm dhe të gatshëm të mbështesim çdo iniciativë që sjell përparim dhe zhvillim për të gjithë. “Gjithmonë me ju, vetëm për ju…” është slogani ynë dhe vlerat që na udhëheqin çdo ditë.
Me këtë përvjetor, nuk festojmë vetëm të kaluarën, por shikojmë me optimizëm drejt së ardhmes. Premtojmë t’ju sjellim akoma më shumë përmbajtje cilësore, lajme të sakta dhe argëtim të paharrueshëm.
Së bashku, le të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të përjetojmë më shumë momente të mëdha.
Gëzuar dhe për shumë vite të tjera së bashku!
Me mirënjohje, Ekipi i TV OPOJA