TV OPOJA
Aktualitet

Zgjidhet Nënkryetari për komunitete në Dragash

Me 14 vota pro, 3 kundër dhe 10 abstenime, Fejsal Haliloviç nga JGP, është zgjedhur nënkryetar për komunitete në komunën e Dragashit, raporton televizioni Opoja.

Haliloviç ka marrë 5 vota pro dhe 2 abstenime nga anëtarët e komunitetev në Kuvendin Komunal të Dragashit.

Pro zgjedhjes së tij votuan asambleistët e LDK-së, asambleistët e VAKAT dhe ata të JGP-së, di dhe asambleisti Agron Gashi.

Pro ishte edhe asambleistja Pajtesa Berisha, e cila nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes sot iu bashkua grupit parlamentar të LDK-së

Kundër zgjedhjes së tij ishin asambleistët e Vetëvendosjes ndërsa ata të PDK-së abstenuan së bashku me asambleistin e Pokret Za Gora.

Lajme të përafërta

7-vjetori i tragjedisë së Restelicës

TV OPOJA
February 12, 2019

Qeveria e Bullgarisë ndihmon arsimin në Dragash

TV OPOJA
December 16, 2022

Kuvendi Komunal i Dragashit miraton deklaratë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

TV OPOJA
July 21, 2020
Exit mobile version