TV OPOJA
Aktualitet

Kuvendi Komunal i Dragashit miraton deklaratë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

Kuvendi Komunal i Dragashit ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës ishte propozimi i kuvendarëve të PDK-së, që të miratojë një deklaratë në të cilën vlerësohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përkrahur nga forcat e NATO-s e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarata vlerëson të paprecedent dhe dënon publikimin e njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë ndaj dy liderëve kryesorë të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke shprehur bindjen për pafajësinë e tyre.

Edhe përfaqësuesit e partive tjera të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Dragashit shprehën përkrahjen e tyre për luftën e drejtë të UÇK-së, nevojën për një bashkëpunim më të mirë institucional dhe për nevojën për hartimin e ligjit me të cilën do të mbroheshin vlerat e luftës në mënyrë institucionale.

Lufta për çlirim ka qenë luftë e drejtë, mbrojtëse dhe pjesëtarët e UÇK-së janë heronjtë tanë të cilët deri më tani janë ballafaquar me shumë sfida dhe tentativa të pareshtura për etiketim e njollosje.

Agresori i vërtetë është Serbia, dhe kriminelët e vërtetë janë përtej kufirit.

Pas diskutimeve deklarata u miratua me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Dragashit, me përjashtim të anëtarit të VV-së.

Lajme të përafërta

Votimi nga jashtë për kryetar të Dragashit, Valmir Elezi tregon numrin e pakove të supozuara me fletvotime

TV OPOJA
December 10, 2021

Kandidati i PDK-së në Dragash: Do ta respektoj vendimin e Supremes për votat e diasporës

TV OPOJA
November 20, 2021

Të pikturosh! qetson shpirtin e freskon mendjen, ekspozitë nga Sabina Ajubi

TV OPOJA
June 23, 2020
Exit mobile version