TV OPOJA
Aktuale

Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi i kundërpërgjigjet Albin Kurtit rreth gjendjes në bujqësi

Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, i kundërpërgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas deklarimit të tij se kjo degë nuk ka qëndruar kurrë më keq se tash.

Krasniqi ka numëruar shifrat e investuara në vitin 2018 në bujqësi, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
“E paska bërë një “postim për bujqësinë” Albin Kurti!!!
E vërteta është se:
*Në vitin 2018, në Kosovë janë mbjellur 83515 hektar drithëra, prej tyre 74133 hektar me grurë, këta bujq kanë përfituar nga pagesat direkte (subvencione nga MBPZHR)nga 150 euro për hektar, gjegjësisht në vlerë prej 9,7 milion euro për drithëra, prej tyre 150 mijë euro për prodhimin e farës së grurit!
*MBPZHR këtë vit, bujqësinë përmes pagesave direkte(subvencioneve) e ka mbështet me 25 milion euro!
*Edhe përkundër kushteve jo të favorshme klimatike këtë verë, rendimenti kosovar i grurit ka arritur në afër 300 mijë tonë grur!

*Në mbështetje të sektorëve të bujqësisë, nga programi për zhvillimin rural të MBPZHR-së, këtë vit kanë përfituar grante investive afërsisht 600 fermer në mbarë Kosovën, në vlerë mbi 20 milion euro!
E vërteta bazohet në fakte, jo në llafe!
E gjeni të bashkangjitur listën: Programi për pagesat direkte për vitin 2018”.

Lajme të përafërta

Krasniqi: Kosova ka nevojë për ndihmën e diasporës, por jo për “fonde” të tilla po për investimet e tyre

TV OPOJA
April 15, 2020

Varrezat pa mirëmbajtje në Dragash

TV OPOJA
November 2, 2018

Ky është 55-vjeçari që vdiq pasi e goditi rrufeja në Prizren, ishte duke punuar me traktor (FOTO)

TV OPOJA
June 2, 2022
Exit mobile version