TV OPOJA
Aktuale

Varrezat pa mirëmbajtje në Dragash

Varrezat e qytetit të Dragashit janë kthyer në këtë gjendje.

Kjo, si pasojë e moskujdesit nga ana e banorëve dhe komunës, pasi që kjo e fundit nuk ka angazhuar asnjë punëtor për mirëmbajtjen e tyre, raporton KTV.

Edhe rruga e cila të dërgon deri te varrezat e qytetit, ka mbetur në gjysmë.

Banorët e këtij qyteti thonë se kurrë nuk është investuar asgjë dhe se është urgjente të rregullohet kjo pjesë.

Avokati i Popullit ditë më parë, ka publikuar Raportin me Rekomandime në lidhje me Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në komunat e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, komuna e Dragashit arsyetohet se kanë pasur gjëra më primare për të intervenuar dhe premton që investimi në varreza do të bëhet këtë vit.

Në qytetin e Dragashit jetojnë komunitetet: shqiptar dhe gorano-boshnjak të cilët kanë pasur disa probleme për parcelat e varreve të familjarëve të tyre.

Lajme të përafërta

PDK prin me 17 vota në Dragash pas anulimit të votave me postë

TV OPOJA
November 19, 2021

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e qerdhes për fëmijë në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
December 16, 2019

Maqedonia e Veriut hap kufirin me Kosovën

TV OPOJA
October 5, 2020
Exit mobile version