TV OPOJA
Aktuale

Ky është 55-vjeçari që vdiq pasi e goditi rrufeja në Prizren, ishte duke punuar me traktor (FOTO)

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Petrovë të Prizrenit, ku një person vdiq pasi u godit nga rrufeja. Viktima u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që humbi jetën është Rexhep Vezaj, 55-vjeçar, i cili ka qenë duke mbledhur sanë, në momentin që rrufeja e goditi. Fqinjët e tij intervenuan duke ia dhënë ndihmën e parë, edhe pse gjendja e tij ishte shumë e rëndë.

I njëjti u dërgua më pas në spital, por përkundër intervenimit të mjekëve, ndërroi jetë.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të përafërta

Qeveri të RE apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

TV OPOJA
April 10, 2020

Kompania ” Universal Comerc ” ka financuar projektin për ngritjen edhe të një sherife të minares në Fshatin Bellobrad

TV OPOJA
September 13, 2018

Burrat shqiptarë ndër më të “keqtrajtuarit” për lejen e prindërimit

TV OPOJA
November 9, 2018
Exit mobile version