TV OPOJA
Aktualitet

Theret me thik një person në Dragash

Komuna e Dragashit

S’u pajtuan si ta rregullojnë dhomën/ Gruaja ther me thikë bashkëshortin në Dragash, të dy përfundojnë në Polici

Nuk janë të rralla rastet e konflikteve mes bashkëshortëve në Kosovë, të cilët si pasojë e mosmarrëveshjeve shpesh përfundojnë në Polici. Një rast i tillë, por jo i zakonshëm ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, në fshatin Kërstec të komunës së Dragashit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit për rregullimin e inventarit të dhomës, çka bëri gruan që ta godas me thikë bashkëshortin e saj.
Edhe ky i fundit, më parë dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila deklaroi në Polici se burrin e sulmoi me thikë në vetëmbrojtje.

Me vendim të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe të dy janë liruar.

Lajme të përafërta

Në 16 shkolla në Dragash ende mësojnë me plan-program serb

TV OPOJA
June 9, 2019

“Trajtimi Ekologjik i Mbeturinave” kampanja e filluar nga Shoqata Ekologjike Ambienti (Foto, Video)

TV OPOJA
August 31, 2018

Arrestohen të dyshuarit për vjedhje në Bresanë!

TV OPOJA
February 6, 2019
Exit mobile version