TV OPOJA
Aktualitet

Në 16 shkolla në Dragash ende mësojnë me plan-program serb

Në shkollën fillore të mesme të ulët “22 Dhjetori”, komuniteti goran mësimet i zhvillon me planprogram arsimor serb, përderisa shkolla “Restelica” funksionon me sistemin e Kosovës, raporton KTV.

Përfaqësues të shkollës “Restelica” thonë se bashkëpunimi mes tyre është minimal.

Në Komunën e Dragashit janë edhe 15 shkolla të tjera që funksionojnë me sistemin arsimor të Serbisë.

Për këtë, kryetari i kësaj komune, Shaban Shabani, ka thënë se njëherë i kanë mbyllur këto institucione, megjithatë nga presionet e shumta, kanë qenë të detyruar t’i rihapin.

Ai shton se këtyre nxënësve që mësojnë me këtë sistem iu pamundësohet regjistrimi në sistemin arsimor të Kosovës, përfshirë universitetin.

Përkundër që ky problem është i vjetër, Ministria e Arsimit ende nuk ka ndonjë plan konkret në lidhje me këtë, por janë duke e bërë një pilot-projekt, me të cilin do të fillojnë që këto shkolla t’i integrojnë gradualisht në sistemin e arsimit të Kosovës.

Megjithatë, më shumë se 100 shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë funksionojnë sipas plan-programit serb.

Lajme të përafërta

Inspektorati në Dragash me urdhër nga ana e MTI-së ka zhvilluar inspektimin e disa veprimtarive afariste

TV OPOJA
November 22, 2018

Nënshkruhet kontrata, punimet fillojn në gusht për projektin e rrugës me tri korsi (Dokument)

TV OPOJA
July 17, 2019

Selim Kryeziu është rizgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Dragash

TV OPOJA
April 28, 2019
Exit mobile version