TV OPOJA
Aktualitet

Arrestohen të dyshuarit për vjedhje në Bresanë!

Dragash, 06 shkurt 2019 – Dy personat që dyshohet të jenë përfshirë në një vjedhje në fshatin Bresanë të Dragashit, e cila kishte ndodhur të hënën, sot janë arrestuar. Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, duke e cilësuar këtë si vjedhje e rëndë. “Hetuesit policorë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante, kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë dy persona të dyshuar (SH. Q. dhe H. H.), të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Personat, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në dy raste të ndodhura më 4 shkurt 2019, në fshatin Brodosanë të Dragashit, ku të njëjtit kanë depërtuar në shtëpitë e viktimave dhe, në mënyrë të paligjshme, kanë arritur të marrin gjësende të ndryshme, si: tri unaza të argjendtë, katër krahore që mendohet se janë të arit, tre brisqe të prodhimit zviceran dhe dy telefona celularë. Vlera e përgjithshme e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e policisë, duke shtuar se me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit rasti ka kaluar në procedurë të rregullt, pasi që të dyshuarit janë persona të mitur./RadioSharri- Dragash

Lajme të përafërta

Veton Halili emërohet shef i kabinetit në Zyrën e Kryetarit.

TV OPOJA
January 17, 2022

Takim mes imamëve të KBI-së në Dragash, prezentë ishte ish sekretari i BIK Resul ef.Rexhepi

TV OPOJA
April 4, 2019

Komuna e Dragashit organizon turnir futbolli me nxënësit dhe arsimtarët për nder të Pavarësis së Kosovës

TV OPOJA
February 11, 2019
Exit mobile version