Policia e Kosovës është duke u përkujdesur që masat anti-Covid 19 të zbatohen në përpikëri.
Zyrtarët policor dhe menaxhmenti i PK-së, në vazhdimësi po përpiqen që përmes koordinimit të veprimeve me autoritetet shtetërore dhe bashkëpunimit me qytetarët të arrijnë senzibilizim të plotë dhe bashkërëndim të aktiviteteve në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit dhe reduktimin e pasojave që sjell mosrespektimi i masave dhe kufizimeve, transmeton televizioni Opoja.
Ditëve të fundit, është shtuar numri i aksioneve të Policisë për të parë se a po respektohen masat kundër Covid 19.