TV OPOJA
Aktuale

Kurti: Vuçiq dëshiron të shohë se çka jep Kosova

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dëshiron të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por edhe paraprakisht në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Kurti, përmes një postimi në Faecbook, duke kujtuar një deklarim të Vuçiqit, tha se Thaçi fliste për kompromis të dhimbshëm ende pa nisur bisedimet.
Postimi i plotë i Kurtit:

“Para një muaji, të enjten e 8 nëntorit 2018, pas takimit me Thaçin në Bruksel, Vuçiq ka deklaruar: ‘Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për shumë gjëra, por duhet të shohim së pari se çka është ajo që serbët mund të fitojnë. Dhe çka do të fitojë Serbia. E vetëm pastaj kur të shohim këtë mund të bisedojmë për gjithçka’. Kjo sigurisht se shpjegon gjithçka. Prandaj, Thaçi fliste për kompromis të dhimbshëm ende pa nisur bisedimet. Vuçiq ka kërkuar kështu. Ai don të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht!”, ka shkruar Kurti.

Lajme të përafërta

Turne në volejboll organziuar nga Rinia Demokratike në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
November 27, 2018

Vetëvendosje në Sharr merr mbështetje nga Ministra e Deputetë të Kosovës për zgjedhjet lokale!

TV OPOJA
September 12, 2021

Kadaj-Bujupi: Shtesat për fëmijë mund të rriten në vitet e ardhshme

TV OPOJA
November 14, 2018
Exit mobile version