TV OPOJA
Aktuale

Reshat Mexhiti nga Opoja kundërkandidati i vetëm i Naim Tërnavës

Naim Tërnava

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet zgjedhjen për Myftiun e Kosovës për mandatin e ri.

“Nesër, më 27 tetor, 2018, Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës voton për zgjedhjen e Myftiut të Kosovë për mandatin e ri 2018-2023.
Mbledhja mbahet në Sallën e konferencave në selinë e Kryesisë së BIK me fillim prej orës 12:00”, shkruhet në njoftim.
Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka thënë për redanksin se komisioni zgjedhor e ka konfirmuar se do të këtë kundër-kandidat për të parin e BIK-ut.
Reshat Mexhiti i cili aktualisht është anëtar i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, mësohet se do të jetë kundërkandidati i vetëm i Naim Tërnavës për të parin e BIK-ut.
Ndërkaq, Naim Tërnava është myfti i Kosovës që 13 vjet dhe ka përfunduar mandatin e tretë në krye të institucionit më të lartë të besimit islam në Kosovë./TvOpoja

Lajme të përafërta

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Redaksia
November 13, 2022

U investua vitin e kaluar, por rruga sërish kthehet në gjendje të njëjtë!

TV OPOJA
April 8, 2019

Si i mbeti emri fshatit ‘Rrenc’ kjo është arsyeja!

TV OPOJA
September 3, 2020
Exit mobile version