TV OPOJA
Kosova

Shtetasit e Shqipërisë do të mund të punojnë lirshëm në Kosovë

shtë themeluar Grupi Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se zbatimi i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë do të mund të punojnë në Kosovë lirshëm dhe pa pengesa burokratike.
Tutje ai tha se, edhe procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë, e po ashtu se procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. E kjo bazuar edhe në reciprocitet, meqenëse shtetasit e Kosovës veçse gëzojnë këto të drejta në Shqipëri”, shkroi Sveçla.

Lajme të përafërta

Serbisë i vështirësohet importi për Kosovë, Qeveria fut në fuqi vendimin për mallra!

TV OPOJA
November 6, 2018

Më 15 nëntor nis sezoni dimëror: A jemi të obliguar të kemi zinxhirë bore në veturë?

TV OPOJA
November 11, 2018

Bolton: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt

TV OPOJA
December 15, 2018
Exit mobile version