TV OPOJA
Aktuale

Serbisë i vështirësohet importi për Kosovë, Qeveria fut në fuqi vendimin për mallra!

Serbisë i vështirësohet importi për Kosovë, Qeveria fut në fuqi vendimin për mallra!

INDEKSONLINEE Martë, 06 Nëntor 2018 14:30

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm që mbron interesat e prodhuesve vendor. Ekzekutivi ka miratuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga Endrit Shala, që t’i vendoset masa prej 10% dy shteteve, Serbisë dhe Bosnjës.
“MTI propozon që të futet masa e importit e të gjitha produkteve të Republikës së Serbisë dhe Bosnjës dhe masa 10% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës, duke përjashtuar produktet me brendet ndërkombëtare. Molla, qumështi, mielli nga Serbia, biskotat, lëngjet, medikamentet, duhani, alkooli”, është deklaruar ministri Shala.
Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj ka theksuar se për të mbrojtur produktet vendore, në Mbledhjen e 74-të të Qeverisë, është miratuar vendimin për vendosjen e masave në importin e mallërave me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, përjashtuar brendet ndërkombëtare.

“Kemi miratuar, poashtu, Projektligjin për aderimin e Kosovës në shkollën rajonale për administratë publike (ReSPA), e cila do të avancojë statusin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe do të fuqizojë shkëmbimin e përvojave me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Me qëllim që të mbrohet ajri nga ndotja dhe për një ambient të pastër, kemi marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në ndërtesat e institucioneve publike. Po sot, është emëruar drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Akreditim në suaza të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë ai.

Ndërsa,  zv/kryeministri, Enver Hoxhaj ka theksuar se ky propozim merr mbështetje të plotë nga qeveritarët.

“Serbia është duke shpërndarë shuma të mëdha parash që ta godas Republikën e Kosovës. Vendimi për masa ekonomike është vendim që mbron interesat e shtetit. Është përgjigjja më e mirë në raport me sjelljen e Serbisë karshi Kosovës. Ftoj qytetarët që sa më shumë të përdorin produkteve vendore”, ka deklaruar ai. 

Lajme të përafërta

Ambasada gjermane: Miratimi i ligjeve për FSK-në të mos keqpërdoret për eskalim të mëtejmë

TV OPOJA
December 13, 2018

Pacolli: Është skandaloze deklarata e Daçiqit për varrezat shqiptare

TV OPOJA
October 3, 2020

Krasniqi: Kosova ka nevojë për ndihmën e diasporës, por jo për “fonde” të tilla po për investimet e tyre

TV OPOJA
April 15, 2020
Exit mobile version