TV OPOJA
Aktuale

Bolton: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt

Këshilltari për siguri i presidentit amerikan Trump, John Bolton, në një takim me ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar ka biseduar për nevojën e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Bolton, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me ministrin e Jashtëm slloven kanë biseduar për sigurinë dhe ekonominë në Evropë, me ç’rast ka theksuar është biseduar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim ministrin e Jashtëm slloven Miro Cerar.  Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur…, ka shkruar Bolton në Twitter. 

Lajme të përafërta

Haradinaj: Numrin e të punësuarve në Kosovë e kemi rritur!

TV OPOJA
June 29, 2019

Projektligjet e FSK për dëgjim publik në Prizren

TV OPOJA
November 6, 2018

Hatim Baxhaku i del në krah Driton Selmanajt: S’dua ta luaj avokatin, deklarata iu deformua

TV OPOJA
November 21, 2020
Exit mobile version