TV OPOJA
Aktualitet

Selim Kryeziu i LDK-së i quan “pula nga Çakorri” sulmuesit e Hotit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selim Kryeziu, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së LDK’së, ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit. Kryeziu ka aluduar se prapa një sulmi të tillë qëndron partia e Ramush Haradinajt.

Sipas tij sulmin me vezë e kanë kryer disa ‘pula të pa vaksinuara nga Çakorri”.

Tutje Kryeziu ka thënë se Kosova nuk mund të mbetet peng me sjellje të tilla.

Ca pula të pa vaksionuara, paskanë zbritur sot nga Çakorri dhe paskanë sulmuar me vezë zv.kryeministrin Avdullah Hoti.

Deja vu!

Me pula të dermëzuara e vezë të prishura nuk mund ta mbani peng Kosovën, as nuk mund ta shndërroni atë në pashallëk tuajin. Pashallëqet i takojnë shekullit 18 dhe jo shekullit 21. Keni ngecur në kohë ju cubëria, jeni tre shekuj mbrapa. Don Kishoti do ua kishte lakmi.

Qëndro Avdullah, kurrë s’ke qenë i vetëm dhe kurrë s’ke qenë më i fortë!

Lajme të përafërta

Rijad Haliti, 22 vite me Rininë Demokratike

TV OPOJA
January 28, 2022

Haradinaj: Në buxhetin e vitit 2019 prioritet janë mbrojtja dhe drejtësia

TV OPOJA
October 26, 2018

Aksident në Bellobrad të Dragashit, këmbësori lëndohet rëndë nga goditja e veturës

TV OPOJA
November 8, 2020
Exit mobile version