TV OPOJA
Aktualitet

Aksident në Bellobrad të Dragashit, këmbësori lëndohet rëndë nga goditja e veturës

Foto e marrur nga Arkivi i TV OPOJA

Një person nga Dragashi ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bellobrad të Dragashit, njofton policia në raportin 24 orësh.

Viktima është goditur nga vetura derisa ka qenë duke ecur në rrugë.

“I dyshuari mashkull Kos. derisa po drejtonte veturën e tij nga pakujdesia e kishte goditur këmbësorin viktimën mashkull Kos.me pasqyrën e veturës duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore frakturë ne nyjën e dorës”, bën të ditur policia.

Pas trajtimit mjekësor, viktima është liruar në shtëpi.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pastaj është liruar në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të përafërta

Drejtorati për Bujqësi, ftonë fermerët e komunës së Dragashit!

TV OPOJA
January 27, 2020

Nga LV në Sharr thonë se parullat janë e drejtë demokratike e shprehjes por që nuk janë bërë nga ta

TV OPOJA
June 4, 2020

Laurat Krasniqi nga VETËVENDOSJE! nuk barazohen pasqyrat financiare të Auditorit Gjeneral dhe Komunës së Dragashit.

TV OPOJA
October 26, 2018
Exit mobile version