TV OPOJA
Aktuale

Haradinaj: Në buxhetin e vitit 2019 prioritet janë mbrojtja dhe drejtësia

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në këtë buxhet prioritet janë mbrojtja dhe drejtësia.
“Buxheti për vitin 2019 është miratuar, janë deklaruar ato që janë prioritete sic është mbrojtja, rendi publik, gjyqësori, shëndetësia, arsimi. Dhe ajo që ia kemi pasur borxh pensionet janë rritur”, tha ai.
Haradinaj ka folur edhe rreth kërkesës për një seancë të jashtëzakonshme të opozitës për t’ia ndaluar presidentit të flasë për kufijtë.
“Nëse shkojmë me çka nuk bën, qëndrimet janë të qarta të Qeverisë. Ne po ashtu duhet ta kemi një formulë se çka bën. Ka pasur disa rezoluta në Kuvend. Është mirë edhe opozita të mos shkojë me atë se çka nuk bën. E kemi potencuar se nuk bën korrigjimi. Jemi duke u vonuar, jemi duke treguar se çka nuk bën. Edhe rezoluta që e kemi ne tregon që nuk bën të diskutohet për korrigjimin. Mirë është të krijojmë edhe delegacionin. Është mirë të ndahen punët, qeveria e ka pjesën teknike të dialogut, edhe presidentit nuk mund t’ia ndalosh të takohet me një president të vendit. Jam i sigurt se në ketë total të punëve atëherë s’ka mundësi Kosovën ta befasojë me ndonjë marrëveshje”, tha ai.

Lajme të përafërta

Aksident mes një veture dhe një kamioni, dyshohet për tre të lënduar

TV OPOJA
November 22, 2021

KDI: Emërimi i anëtarëve të KQZ-së të bëhet sipas dispozitave ligjore

TV OPOJA
December 18, 2018

Dy qeveritë dakordohen që qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri të bëhet pa ndalesë

TV OPOJA
November 26, 2021
Exit mobile version