TV OPOJA
Aktualitet

Profesori Opojar në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren realizoi orën e parë të mësimit ndryshe nga të tjerët!

Profesori Opojar Batjar Halili në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren kishte vendos të realizoi orën e parë të mësimit kushtuar Epopesë së UÇK-së më ndryshe se kolegët e tij përcjellë televizioni Opoja.

Ai kishte vendos të ju spjegoj nxënësve rreth historisë së Familjes së Jasharave në natyrë.
Edhe pse ende jemi në stinën e Dimrit profesori i entuziazmuar kishte mbajtur në mënyrë përfekte ketë orë mësimore kushtuar Epopesë së UÇK-së.
Më poshtë po ju përcjellim shkrimin e profesorit të publikuar së fundmi në llogarinë e tij në facebook.

Sot ne orën e parë të psikologjisë ia kushtuam Epopesë së UÇK-së.

Psikologjia si shkencë të jep mundësinë që të nderlidhësh aspektin kombëtar dhe patriotizmin e paepur të atyre që dhanë më të shtrejtën e tyre që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe demokratik. Lufta për çlirimin e Kosovës ishte luftë e shenjtë, luftë për kombin, luftë për atdheun ishte plagë që dhimbte. Mirëpo sot këta që neve na sollën pavarsinë ndoqën rrugën e të parëve të tyre si; Gjergj Kastriot Skenderbeut, Azem Bejtës, Shote Galicës, dhe krye legjendarit të luftës së fundit dhe nismëtarit të shenjtë Adem Jasharit. Prandaj e theksova para nxënësve që ngritja e dinjitetit dhe e vlerave shoqërore dhe ruajta e tyre është amaneti më i rëndësishëm që na kanë lënë të parët dhe që ne duhet t’ua përcjellim brezave të ardhëshëm.

Lajme të përafërta

Këta janë zyrtarët e komunës së Dragashit që i bie shorti për kontroll të plotë të Pasurisë nga AKK

TV OPOJA
June 16, 2022

Pas shumë linçimeve politike, fletë për herë të parë asambleisti Resul Fetahu i LDK-së

TV OPOJA
November 18, 2021

Rritet çmimi i termineve të Futbollit në Dragash

TV OPOJA
June 27, 2022
Exit mobile version