TV OPOJA
Aktualitet

Rritet çmimi i termineve të Futbollit në Dragash

Nga data 1 korrik, çmimet e termineve në futboll të vogël do të rriten nga 15 euro në 20 euro, raporton TV Opoja.

Me marrëveshje të dy anëshme, lajmin e kanë bërë të ditur Qendra Rekreativo-Sportive “Aroma” në Buzes, dhe Qendra Rekreativo-Sportive  “Qëndresa” në Kapre, përmes njoftimeve në Facebook.

“I njoftojmë me keqardhje të gjithë futbolldashësit, se prej datës 1 korrik 2022 për shkak të ngritjes së çmimeve të larta dhe rritjes së çmimeve të derivateve, që e kanë kapluar gjithë vendin, ju njoftojm se termini për një orë futboll do të jetë 20€.

Ju falemindrit për mirëkuptim!

Me respekt:”, thuhet në njoftimet e tyre./opoja.tv

Lajme të përafërta

Rrëzohet një shtyllë elektrike banorët apelojnë për Kujdes!

TV OPOJA
October 5, 2020

Fshati Shajne në Dragash me pamje mahnitëse dhe vendi më karakteristik i Kosovës

TV OPOJA
July 3, 2019

Vogëlushi tre vjeçar nga Bresana e Opojës, një Shqiptar i vertetë!

TV OPOJA
April 5, 2019
Exit mobile version