TV OPOJA
Aktualitet

Këta janë zyrtarët e komunës së Dragashit që i bie shorti për kontroll të plotë të Pasurisë nga AKK

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë tërheqjen e shortit për zyrtarët shtetërorë që do t’i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë.

TV Opoja, ka nxjerrur emrat e zyrtarëve të komunës së Dragashit, të cilet do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë nga AKK.

Në listën që ka arritur ta nxjerr rediaksia e TV Opoja, janë pjesë një nga drejtorët e Komunës së Dragashit dhe pesë asambleistë të Kuvendit Komunal.

Bëhët fjalë për drejtorin e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtje të Ambientit, Bean Hadziasan, i cili do ti nënshtohet kontrollit tē oasurisë nga AKK.

Në bazë të shortit, verfikimit të plotë të pasurisë do t’i nënshtrohen edhe këta Asambleist nga Kuvendi komunal në Dragash: Samidin Xheladini (LDK), Nexhat Selje (PDK), Jetmir Ajdini (LVV) Afrore Vejseli (LVV) dhe Artan Loshaj (PDK).

Ketu më poshtë ju sjellim listen e plotë nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimet2022/lkp.pdf

 

 

Lajme të përafërta

Reshje të dendura të borës,kjo është gjendja në rrugët e Dragashit

TV OPOJA
February 1, 2022

Komuna e Dragashit feston 11 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës (Video, Foto)

TV OPOJA
February 17, 2019

Drejtori i Shfmu “28 Nëntori” në Bresanë merr një vendim të papritur

TV OPOJA
December 18, 2021
Exit mobile version