TV OPOJA
Aktualitet

Pjesëmarrje masive e nxënësve të Dragashit në Garat Nacionale të Diturisë në Nivelin Komunal

Komuna e Dragashit duke u mbështetur në zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës Nr.01/86, për Planin e Veprimit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019 sot po mbahen Garat Nacionale të Diturisë me një pjesëmarrje masive të nxënësve nga të gjitha shkollat e Dragashit .

Në fjalën e tij drejtori i Arsimit, Vloran Cenaj, tha se Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që gara të filloj me kohë, me pjesëmarrje masive dhe sipas planifikimit.
“Vërtet është kënaqësi të shohësh këtë dëshirë dhe vullnet të madh të nxënësve për pjesëmarrje në këto gara. Garat i japin një shpirt konkurues nxënësve dhe besoj se tek secili nxënës shtojnë dëshirën që ata të kërkojnë më të mirën nga vetja.
Natyrisht se edhe ne si institucione lokale e mbajmë përgjegjësinë që këtyre nxënësve t’u krijojmë kushtet e duhura dhe të nevojshme për zhvillimin e tyre të mëtejshëm”.

Lajme të përafërta

Ilir Kurtishi nga Dragashi është zgjedhur në kryesinë Qendrore të PDK-së

TV OPOJA
December 29, 2019

Dragashi, komuna me 36 fshatra, që s’ka gjinekolog

TV OPOJA
April 29, 2019

Marsh kundër dhunës në familje (Video, Foto)

TV OPOJA
November 23, 2018
Exit mobile version