TV OPOJA
Aktuale

Ilir Kurtishi nga Dragashi është zgjedhur në kryesinë Qendrore të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, theksoi vlerën e procesit të brendshëm zgjedhor si një proces i hapur, transparent dhe demokratik.

Veseli ka potencuar po ashtu, se Partia Demokratike do të ketë barrën e përgjegjësisë së madhe për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj besimin në shtetin dhe institucionet e Kosovës.

“Ne si forcë politike, kemi vlera, histori dhe krenari në shtetformim dhe shtetndërtim, andaj nuk do të ndalemi së punuari për shtetin, qytetarin dhe vlerat euro-atlantike”, ka thënë Veseli.

Pas debatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues, ku ishin të pranishëm 118 anëtarë, u propozuan 25 anëtarët e Kryesisë së PDK-së të cilët do t’i prijnë kësaj force politike në katërvjeçarin e ardhshëm.

Anëtarë të Kryesisë së PDK-së janë:

Kadri Veseli, Kryetar,

Abelard Tahiri,

Bajrush Xhemaili,

Bedri Hamza,

Betim Gjoshi,

Blerta Deliu,

Donjet Bislimi

Eliza Hoxha,

Elmi Reçica,

Enver Hoxhaj,

Ganimete Musliu,

Fehmi Mujota,

Floretë Zejnullahu,

Hajredin Kuçi,

Ilir Kurtishi,

Luljeta Veseli-Gutaj,

Memli Krasniqi,

Migjen Kelmendi,

Muzafer Shala,

Safete Hadërgjonaj,

Sami Lushtaku,

Shaqir Totaj,

Uran Ismaili,

Valdete Idrizi, dhe

Xhavit Haliti.

Votimi pro ishte me shumicë të anëtarëve të Këshillit Drejtues, ndërsa vendet tjera vakante sipas statutit të partisë, do të plotësohen në ndërkohë duke i bërë të ditur edhe për media, njofton Partia Demokratike e Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Lajme të përafërta

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, IKSHPK me apel për qytetarët

TV OPOJA
June 22, 2022

Kryetari Shabani don të heqë dorë ndaj projektit për Ujësjellësin nëse ai rikthehet në rivlerësim nga OSHP-ja

TV OPOJA
January 20, 2020

E gjithë klasa negativë pas rastit me COVID-19 në shkollën Ismail Qemali në Prishtinë

TV OPOJA
October 6, 2020
Exit mobile version