TV OPOJA
Aktualitet

Marsh kundër dhunës në familje (Video, Foto)

Sot u shënua fillimi i fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje”, organizuar nga Mekanizmi komunal kundër dhunës në Dragash.

Pjes e këtij organizimi ishte edhe marshi që ka për qellim senzibilizimin e komunitetit kundër dhunës në familje.

Pjesmarres ishin strukturat udhëheqëse të komunës, së bashku me kryetarin e komunës z.Shaban Shabani, nënkryetaret e komunës e drejtorët e drejtorive, poashtu zyrtar tjerë të institucioneve të ndryshme nga komuna jonë e ajo e Prizrenit. Mësimdhënës, nxënës e edhe qytetar që iu bashkuan këtij marshi.

Vlen të përmendet se pjes e këtij marshi ishin edhe komandanti i policis me stafin policor të cilet e përcollen këtë aktivitet, e njëherit janë edhe akteri numër një në parandalimin e kësaj dukurie.

Në ditët në vazhdim do të mbahen edhe organizime tjera nga ky mekanizëm siq jan edhe ligjeratat nepër shkollat e komunës sonë duke perfshirë edhe disa shkolla të komunitetit goran.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Popullsia e komunës së Dragashit (Sharrit)

TV OPOJA
May 9, 2019

Vizitë e rëndësis së veçantë për kryetarin Bexhet Xheladini nga KBI në Dragash

TV OPOJA
January 11, 2022

Dragash: Punëtori lëndohet në punishte – dërgohet në QKUK

TV OPOJA
March 30, 2019
Exit mobile version