TV OPOJA
Opinione

Për krijimin e kësaj gjendje, nuk mund të shfajësohet asnjëra parti politike!

Të gjithë jemi duke e ditur të vërtetën dhe duke jetuar me të, por, shumë pak janë në gjendje ta thonë publikisht. Shumica dëshiron të përfitoj nga ky shtet, dhe fare nuk merzitet për të. Fjalimet publike të politikanëve, janë tërësisht të kundërta, me atë çfarë ata mendojnë dhe veprojnë në realitet.
Sikur vërtet të mendonin dhe të vepronin ashtu siç edhe flasin në publik, nuk do të kishim nevoj as për Bashkimin Evropian. Por, nuk janë vetëm politikanët, që flasin ndryshe e veprojnë ndryshe. Duhet ta themi trup e drejtë, ne jemi dreqosur si shoqëri në përgjithësi, por, politikanët shprehin kulmin e kësaj dreqosje.
Pas dy dekadave, jemi ardh në një gjendje që të mirëpresim veprimin e Gjykatës Speciale, e cila posaçërisht do të merret me gjykimin e ushtarëve të një ushtrie çlirimtare. Ama, duhet ta pranojmë që vet jemi fajtorët.
E keqja e akumuluar për dy dekada, pa dyshim që diku do të shpërthej.
Listat e fryra të veteranëve, janë treguesi më i mirë i gjendjes në të cilën është sjellë kjo shoqëri.
Luftëtari i vërtet i lirisë, nuk e ka imagjinuar Kosovën të këtillë çfarë është sot, dhe as që ka kontribuar në krijimin e kësaj gjendje. Janë qindra e mijëra profiter, që në emër të luftës kanë keqpërdorur kudo që kanë pasur mundësi.
Luftetarët e vërtet i dijmë të gjithë ku ndodhen tani, ata janë katandisur gjithandej nga varfëria dhe papunësia, paranë e të cilëve po e shfrytëzojnë mijëra të tjerë që janë futur në lista padrejtësisht. Sot, Gjykata Speciale konsiderohet pastruesi më i mirë i shtetit, nga hajnat e pasluftës, profiterët dhe zhvatësit milioner e të padijshëm, të cilët ja humbën shpresat e çdo të riu për jetë në këtë vend.
Fytyra e vërtet e politikës njëzet vjeqare, janë mijëra të ikur përmes kufijëve në vitin 2015, janë mijëra të rinjë që ishin në Prizren, që të aplikojnë për punë në Gjermani, edhe atë të manipuluar nga kompani të dyshimta.
Fytyra e kësaj politike, janë edhe grushtet e deputetëve, që të japin tablon e qartë se kush e përfaqëson këtë popull të mjerë.
Natyrisht, grushtet dhe skemat e ndryshme nga politikanë mediokër dhe mashtrues do të jenë normale, përderisa qytetari do të votoj për interes, dhe do të shet votën e vet për 10 euro apo një kuti cigare.
Nuk mund të presim të ardhëme të mirë ku kryeministri punën e parë që bënë është rritja e pagës për vete dhe vartësit e tij, nuk mund të presim të ardhëme më të mirë, kur nga baushtellat në Gjermani emërohen zëvendësministra në Kosovë!
Për krijimin e kësaj gjendje, nuk mund të shfajësohet asnjëra nga partitë politike, e aq më pak dy partitë e mëdha. Një reformë e thellë e partive politike është më shumë se e domosdoshme, nëse vërtet egziston dëshira për ndryshime pozitive në shoqëri.

Lajme të përafërta

Fatmir Halili në komunikimin publik nuk ka vend frika, por morali dhe ndërgjegja!

TV OPOJA
December 20, 2018

Kush në të vërtetë e ndau Gorën?

TV OPOJA
October 17, 2020

Të rinj, të reja, bashkëmendimtarë, bashkohuni që t’a bëjmë realitet frymën e ndryshimit që ka ardhur

TV OPOJA
August 28, 2019
Exit mobile version