TV OPOJA
Opinione

Fatmir Halili në komunikimin publik nuk ka vend frika, por morali dhe ndërgjegja!

Nëse jemi të gatshëm për të ndërtuar shoqëri të shëndosh, e rrjedhimisht, edhe demokraci të shëndosh dhe shtet të mirëqenies, duhet të zotëroj mendimi dhe shprehja e lirë. Pretendimet tona për demokraci, mund të japin rezultate vetëm atëher kur ne të shfaqim mendimin tonë, pa frikë nga hakmarrja, pa frikë nga shantazhi dhe kërcënimi.

Në një shoqëri ku ende frikësohemi se si do të shfaqemi, sepse do të flas filani e do të flas fisteki, duke u ngrysur dhe duke u zverdhur nga publiku, nuk mund të jemi të lirë as në mendime, nuk mund të shfaqim origjinalitetin tonë i cili është unik. Nuk duhet të kemi frikë për të shfaqur mendimin për shkak të fjalëve që do t’i thotë dikush, kështu, me këto mendime janë mbyllur në vetvete shumë të rinjë dhe të reja, duke e mbajtur edhe dijen e tyre brenda vetit. 
Thashethemet e shoqërisë dhe shumë budallaki tjera, nuk duhet të jenë penges e shfaqjes tonë dhe mendimit tonë origjinal. 
Në çdo mënyr që të shfaqesh je unik dhe i pazëvendësueshëm, sepse je vetvetja, pavarësiaht çfarë do të flasin të tjerët.

Por, megjithatë, shprehja e ka një kufi, jo gjithçka është e lejuar dhe morale! Secili që shprehet çoftë me gojë apo me shkrimë, duhet të mos fyej dhe të shajë të tjerët, dhe është mirë të mos shfaq amoralitet dhe budallallëk në publik. Komentet idiotike që lexojmë në rrjetet sociale, paraqesin kulturën dhe edukatën e individëve, por, nuk duhet të jenë arsye që ne të mos shfaqim mendimin tonë publikisht, kur ai është i drejtë dhe i moralshëm, i mbështjellur nga ndërgjegja dhe arsya. Komentet e tilla, nuk duhet të jenë determinues të asaj që të shfaqim ose jo mendimin tonë, sepse, siç thotë një fjalë e urtë popullore ‘mal pa thi nuk ka’, edhe shoqëria jonë ka njerëz të papërgjegjshëm dhe të pa edukuar, të cilët e shfaqin budallakin e tyre edhe në publik!

Ata që kanë frikë nga shprehja e mendimt të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, ata persona kanë probleme me vet ndërgjegjën e tyre. Sot, shoqëria jonë është stërmbush me njerëz që po frikësohen nga mendimi i lirë dhe i përgjegjshëm. Shoqëria jonë vazhdon të prodhoj njerëz të papërgjegjshëm, dhe këta njerëz, nga paftyrësia e tyre e kanë frikë shprehjen e lirë, dhe ndërgjegjën e pastër të cilën e shprehin njerëzit e ndërgjegjshëm dhe me virtyte të larta morale. Sot, këta njerëz, për të mbrojtu vetën dhe rrethin e tyre, janë në gjendje të bëjnë më të keqën, duke mos u interesuar as shoqëria dhe as shteti.

Prandaj, çdo i ri dhe e re, nuk duhet të emocionohen dhe të frikësohen të flasin, duke mos folur kemi lejuar të merrën të tjerët me ne, duke mos folur kemi lejuar të sundoj e keqja tek ne, duke u frikësuar nga përqeshja e të tjerëve kemi hezituar ta themi të vërtetën dhe të sulmojmë të keqën. 
Një shoqëri aktive, që flet guximshëm, që e mposht frikën dhe emocionet nga shfaqja e mendimit, ajo shoqëri mund të ndërtoj të ardhme të shënosh për vetëvetën.

Lajme të përafërta

Rrugëtim historie!

TV OPOJA
June 11, 2021

Deshëm apo nuk deshëm, do të lëmë kohën e diplomave dhe do t’i kthehemi kohës së dijes!

TV OPOJA
October 2, 2018

VAJDIN HAJRIZI – VEPRIMTARI QË U MBYT NË USHTRI JUGOSLLAVE PËR SHKAK TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE

TV OPOJA
September 13, 2018
Exit mobile version