TV OPOJA
Opinione

Të rinj, të reja, bashkëmendimtarë, bashkohuni që t’a bëjmë realitet frymën e ndryshimit që ka ardhur

“Shpresa e fundit jeni ju”; “Do t’a provojmë edhe Albinin se s’bën”;
“Do t’iu testojmë dhe juve në pushtet”.
Jo rastësisht e fillova këtë thirrje me togfjalëshat e lartëcekur. Në fakt, këto fjali përbëjnë aktualitetin e bisedave joformale në vend.

Në këtë kohë, kur jemi në prag të ndryshimit të madh, jo në kuptimin e ndryshimit si fjalë, por të ndryshimit si substancë, na nevojitet hovi i fundit për t’a realizuar fitoren e shumëkërkuar e të stërpritur për ne. Për Republikën.
Jo, nuk do të jetë ndryshim emrash, siç ndodhën ndryshimet pararendëse. Ne nuk po e synojmë pushtetin me çdo kusht. Ne me çdo kusht e synojmë ndryshimin e kësaj gjendje që na ka ngulfatur. Kësaj gjendje që na e sollën pushtetet e pasluftës, duke na e lënë si alternativë ikjen dhe mërgimin, në rast të mospajtimit me servilitetin.

Secili jemi të nevojshëm në këtë kohë për t’i paraprirë ndryshimit të madh. Ndryshimi që premton qeverisja e VETËVENDOSJE!-s në vitet e ardhshme është lehtë i realizueshëm, paçka se nuk ka qenë i dëshirueshëm nga pushtetet e deritashme.
Programi i saj ka për targetgrup shumicën. Ne jemi shumica. Në kurriz të nesh, u pasurua pakica, të cilën e lejojmë të na shtypë tash e sa kohë. Nuk është se na mungon edhe aq shumë vullneti, sa është se na mungon vetëdija kolektive për t’a tejkaluar këtë situatë. Të gjithë e kundërshtojmë këtë gjendje në biseda e diskutime, por jo në hapa konkret e në veprime.

“Pafuqia e mësuar” që është një term psikologjik mjaft i qëlluar lidhur me rastet kur pajtohemi dhe e konsiderojmë normale një situatë që as nuk është e mirë për ne e as e dobishme, por që kemi bindjen se nuk mund t’a ndryshojmë, e përshkruan më së miri situatën në të cilën ndodhemi.
E, ajo po ndodhë tek shumica dërmuese e popullatës. Ndodhë në momentin kur për ne është shëndrruar normale punësimi në baza partiake e familjare, pra kur nepotizmi është bërë i pranuar.
E, ajo po ndodhë në momentin kur për ne është shëndrruar normale mungesa e barërave elementare dhe mungesa e shërbimeve elementare falas nëpër spitalet tona.
E, ajo po ndodhë në momentin kur për ne është shëndrruar normale tenderomania. “Rëndësi ka që të kryhet puna kryesore, edhe me vjedhë pak nuk ka derd” – është fjalia që dëgjojmë shpesh në debatet e kafeneve.
E, ajo po ndodhë në momentin kur migrimi enorm e për arësye mbijetese po konsiderohet si tentim-zhvillimi i një jete më luksoze.

E, ajo po ndodhë në shumë raste e situata.

Por, jo. Kjo duhet të ndryshoj. Dhe, do të ndryshoj.
Sepse, besojmë fuqishëm se qeveria e ardhshme e Republikës me qasjen e saj të paparë më herët, do t’a përmbysë këtë situatë e jeta do t’i kthehet normalitetit.

Për të ndodhur kjo na ka mbetur pak për të pritur, por shumë për të punuar. Këto ditë që kanë mbetur deri më datën 6 tetor, janë periudha e aktivizimit historik për t’a sjellur ndryshimin historik, që do të sjellë historinë e zhvillimit në vend.

E, për t’u realizuar kjo, sigurisht se secili jemi të nevojshëm. Sikurse që secili mbajmë përgjegjësi në rast të pamundësisë që do rezultonte nga mosangazhimi për një gjë të tillë.

Prandaj, na ndihmoni që 6 tetorin t’a shëndrrojmë në festë. Na ndihmoni të vetëvendosim vetë për veten tonë.
Prandaj, të rinj, të reja, bashkëmendimtarë, na bashkohuni me ne në këtë kauzë për të mirën e përgjithshme.

Të vetëvendosim së bashku, sepse vetëm bashkë është e mundshme!
Auto|FILIZ MUSTAFA

Lajme të përafërta

Rrugëtim historie!

TV OPOJA
June 11, 2021

Dështimi politikës populiste të z. Albin Kurtit

TV OPOJA
April 22, 2020

Policia dhe Prokuroria të hetojnë të gjithë ata që pengojnë gazetarët të kryejnë punën e tyre

TV OPOJA
July 21, 2019
Exit mobile version