Sot, në moshën 65 vjeçare u pensionua drejtori i SHFMU “Ulina” në Kosavë, profesori Hysen Tytyri.
Në praninë e kabinetit qeveritar, mësimdhënësve, veteranëve të arsimit dhe stafit mbështetës të kësaj shkolle, me një koktej rasti evokuam kujtime nga rrugëtimi prej 38 vitesh i drejtorit Tytyri në lëmin e arsimit nga të cilat 21 vite drejtor shkolle.
Në një postim në facebook kryetari i komunës shtoi:
Padyshim, i lumtur për menaxhimin shumëvjeçar dhe të jashtëzakonshëm të shkollës dhe i gëzuar që drejtori nga sot do të mbajë epitetin “Drejtor nderi” duke iu bashkuar veteranëve të arsimit të kësaj shkolle.
Njëherazi, sot u emërua ushtrues detyre i drejtorit të kësaj shkolle arsimtari Behar Guri, edhe ky poashtu ka një përvojë të gjatë në arsim dhe si arsimtar në këtë shkollë.
Një biografi e shkurtër e të emëruarit të ri, z. Behar Guri:
Behar Guri, shkollën fillore e kreu në vendlindje në Kosavë, për të vazhduar shkollimin e mesëm në Bresanë në vitet 91- 95, vitet kur u debuan nga shkollat nxënësit shqiptarë për të ndjekur mësimin në shkollat shtëpi.
Diplomoi në studimet themelore Bachelor në Universitetin e Prishtinës qendra në Prizren në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Nga viti 1999 punon si arsimtar i Gjuhës Angleze në SHFMU ” Ulina” në Kosavë. Nga sot ushtron punën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të shkollës.