TV OPOJA
Arsim

Trajnimin treditor për 45 mësimdhënës të Komunës së Dragashit

Ambasada Amerikane në Prishtinë në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, Shërbimin Shëndetësor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë ka organizuar trajnimin treditor për Ringjalljen Kardiopulmonare dhe Përdorimin e Defibrilatorit të Jashtëm Automatik për përafërsisht 45 mësimdhënës të Komunës së Dragashit.

Ky trajnim është fokusuar kryesisht në pjesën praktik.
Qëllimi i këtij trajnimi është :

1.) Ndërtimi i raporteve në mes të pjesëtarëve të FSK-së dhe mësimdhënësve të grupeve të ndryshme etnike në komunën e Dragashit;

2.) Krijimi i lidhjeve/urave të reja me komunitetin shqiptar, goran dhe boshnjak në këto treva dhe

3.) T’i mundësojë mësimdhënësve/pjesëmarrësve në Komunën e Dragashit të fitojnë shkathtësi/njohuri për ofrimin e ndihmës së parë për nxënësit dhe gjithë komunitetin e tyre, sa herë që ka nevojë.

Ky trajnim do të fokusohet kryesisht në pjesën praktike dhe do të zgjasë përafërsisht 3-4 orë, me dy Instruktorë të çertifikuar të Kompanisë Mjekësore/FSK, Instruktorin e çertifikuar nga Shërbimi Shëndetësor i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Nxënësja e shkollës “Fetah Sylemjani” në Dragash ka një mesazh për bashkëmoshatarët e saj

TV OPOJA
April 2, 2020

Sot po bëhet vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, me nxënësit e komunës së Dragashit

TV OPOJA
April 24, 2019

Gjashtë institucione arsimore në komunën e Dragashit nuk ju përgjigjen vendimit të SBASHK-ut

TV OPOJA
December 13, 2019
Exit mobile version