TV OPOJA
Arsim

Festohët 7 Marsi, mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar (Video, Foto)

Shënohet dita e mësuesit edhe në shkollat e komunës së Dragashit. Me lule, këng e valle u festua në shumicën e shkollave të komuës sonë dita e shkollës së parë shqipe njëherit edhe dita e mësuesit.

Ndersa në një ceremoni të organizuar nga drejtoria e arsimit u shperndan mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar brenda periudhës një vjecare në shkollat e komunës sonë.

Drejtori z.Vloran Cenaj në një fjalim rasi falendëron të gjith mësimdhënësit për kontributin e tyre e ua kujton se sa fisnike është puna e tyre.

Të nderuar mësimdhënës
Jam i gëzuar që sot ne po festojmë bashkarisht, sikurse para një viti, Ditën e bekuar të Shkollës së Parë Shqipe ose siq e themi tradicionalisht “Ditën e Mësuesit” – 7 Marsin e vitit 1887.

Kjo ditë ka një kuptim të veçantë sepse veç tjerash paraqet një rast sa kuptimplotë po aq edhe emocional duke na dhënë shkas që të kujtojmë rrugën me plotë sakrifica që kaloi afirmimi i arsimit në gjuhën shqipe.

Ne sot jemi të lumtur që u kemi këtu, që nëpërmjet jush edhe këtë përvjetor të mund të përcjellim falënderimet tona për kontributin për sakrificën tuaj që na sollën dritën dhe na mundësuan që edhe ne sot, të jemi në nivelin e duhur për të ndërtuar brezat e rinj për përballje me sfidat e reja të arsimit dhe shkencës edhe në këtë kohë dinamike të përshtatjes në kuadër të rrjedhave integruese dhe globalizuese.

Të nderuar mësimdhënës ,

Sfidat e arsimit ndonëse nuk janë të njëjta, ato janë të përhershme ku çdo fazë ka kompleksitetin përkatës, por qëllimin e njëtë – të përgatisin brezat e rinj për përballje më të lehtë me sfidat e kohës.
Sigurisht se secili mësues gjatë punës së vet është gjendur para dilemës se a e ka zgjedhur profesionin e duhur, mirëpo menjëherë besoj janë kujtuar se nuk ka asnjë profesion në botë kaq fisnik dhe dinjitoz, siq është profesioni i mësimdhënies, i cili ju lejon juve të vëzhgoni “qenie të vogla” teksa rriten dhe bëhen storie të suksesit”.
Urime dhe festofshi gjithmonë faqebardhë!

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Raportimi nga QNR për fletëvotimet nga Diaspora për kryetar të Dragashit!

TV OPOJA
December 14, 2021

Kryetari Shabani ka nënshkruar marrëveshje me Caritasin Zviceran për promovimin e prodhimtarisë bujqësore

TV OPOJA
January 23, 2020

Dragash: U zhvillua edicioni i dytë i garës ndërkombëtare të skijimit “Dardania Cup”

TV OPOJA
March 7, 2021
Exit mobile version