TV OPOJA
Aktualitet

Nxirret trupi i pajetë i të riut nga Brruti i Dragashit, i cili humbi jetën tragjikisht në liqe

Një 19-vjeçar me iniciale F.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën në një liqen në Kodrën e Diellit në Tetovë, i njohur si “Liqeni i Madh”, e që ndodhet në afërsi të vijës kufitare Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Siç mëson TV21 nga burime të Ministrisë për Punë të Brendshme, i riu ka qenë bashkë me 5 shokë të tjerë, të cilët kanë dalë për shëtitje në mal. Ai është futur për t’u freskuar në liqen, por s’ka ditur not dhe është mbytur, kanë rrëfyer shokët e tij për policinë, tregon për TV21 burimi nga MPB-ja.

Ekipet e policisë kufitare në bashkëpunim me Njësitin Special “Tigrat” këtë mëngjes e kanë nxjerrë nga liqeni trupin e pajetë të 19-vjeçarit. Të njëjtat burime thonë se në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori Publik, krim-teknika dhe zyrtarët mjeko-ligjorë të cilët e kanë konstatuar vdekjen. Nuk janë konstatuar shenja dhune, thotë burimi.

Pritet që në Maqedoni të bëhet obduksioni i viktimës, e më pas kufoma të dërgohet në Kosovë. Sipas burimeve të Televizionit Opoja, viktima është 19 vjeçari, Florent Alushani, nga fshati Brrut i komunës së Dragashit.

Lajme të përafërta

Tre të arrestuar në Komunën e Dragashit për mosrespektim të dispozitave shëndetësorë gjatë pandemisë

TV OPOJA
April 8, 2020

Biblioteka e Qytetit, furnizohet për herë të parë me libra nga ana e Komunës së Prizrenit

TV OPOJA
June 26, 2019

SKANDALOZE: Prindon Sadriu i quan mediat ‘Ndërmarrje të Përbashkëta kriminale’

TV OPOJA
February 9, 2022
Exit mobile version